Bota

BE reagon kundër Izraelit për vrasjet e protestuesve të paarmatosur palestinezë

Bashkimi Europian (BE) reagoi ndaj vrasjes së një fëmije 15 vjeçar palestinez që u qëllua nga ushtarët izraelitë gjatë një proteste paqësore të zhvilluar dje në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë nga zyra për shtyp e Shërbimit të Marrëdhënieve të Jashtme të BE-së, shprehet keqardhje për fëmijën 15 vjeçar palestinez që u qëllua nga ushtarët izraelitë.

Në deklaratë i bëhet thirrje ushtarëve izraelitë që të mos përdorin forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve të paarmatosur.

Gjatë protestave të zhvilluara në kuadër të “Marshimit Kthimi i Madh” i cili ka vazhduar edhe ditën e djeshme në kufirin e Gazës u martirizuan si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë 4 palestinezë në mesin e të cilëve ndodhej edhe fëmija 15 vjeçar, palestinezi Muhammed İbrahim Eyub.

Që nga fillimi i protestave paqësore më 30 mars e deri tani ka shkuar në 39 numri i përgjithshëm i palestinezëve të rënë dëshmorë nga sulmet e ushtarëve izraelitë, ndërkohë që theksohet se rreth 4 mijë të tjerë janë plagosur.

OPINIONE