BE thirrje Izraelit: Ndaloni shembjen e ndërtesave të palestinezëve

Bashkimi Evropian (BE) kërkoi nga qeveria izraelite që të ndalojë shembjen e ndërtesave që u përkasin palestinezëve.

Në një deklaratë nga komisioni i BE-së theksohet se forcat izraelite këtë javë në Luginën e Jordanit kanë shembur 70 struktura përfshirë biznese, komplekse shëndetësore dhe banesat e 11 familjeve palestineze.

Shembjet në masë të gjerë kanë konfirmuar edhe njëherë se që nga fillimi i këtij viti kanë vazhduar aktivitete të tilla të shembjes dhe konfiskimit, thuhet në deklaratën në të cilën njoftohet se së fundmi në Bregun Perëndimor kërcënohet me shembje edhe një shkollë e palestinezëve e ndërtuar me fondet e BE-së.

“Aktualisht 52 shkolla palestineze ndodhen nën kërcënimin e shembjes. BE ashtu sikurse edhe në vendimet e mëparshme të Këshillit të BE-së bën thirrje për ruajtjen e fëmijëve përfshirë edhe sigurimin e një mjedisi të sigurtë shkollor. Arsimi është një e drejtë themelore e njeriut që duhet të mbrohet. Zhvillime të tilla, janë pengesë për zgjidhjen me dy shtete. BE i bën thirrje Izraelit të ndalë këto shembje përfshirë edhe ndërtesat e ndërtuara me fondet e BE-së, duke marrë në konsideratë edhe efektet humanitare të koronavirusit të ri (COVID-19)” thuhet në deklaratë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne