Belgjika në GJND: Izraeli dëshiron të ndryshojë strukturën demografike në Palestinë me vendbanime të paligjshme

Eksperti ligjor belg Vaios Koutroulis tha se politika izraelite e vendbanimeve ilegale synon të ndryshojë strukturën demografike të territoreve të pushtuara palestineze dhe vetë statusin e territoreve. Delegacioni belg theksoi rëndësinë e së drejtës për vetëvendosje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) gjatë një seance dëgjimore publike. Holanda gjithashtu ka akuzuar Izraelin për aneksimin e territoreve të pushtuara palestineze.

“Sovraniteti nuk mund të vendoset mbi territorin e pushtuar dhe territori i pushtuar nuk mund të aneksohet”, tha përfaqësuesi i delegacionit holandez, profesor Rene JM Lefeber. Lefeber shtoi se pushtimi, i cili është “në thelb një përdorim i përkohshëm i forcës”, do të kualifikohej si “aneksim” nëse do të ishte i përhershëm.

“Një dispozitë e rëndësishme sipas ligjit të okupimit është që fuqia okupuese nuk mund të dëbojë ose transferojë një pjesë të popullsisë së saj civile në territorin që pushton”, shtoi Lefeber. Përfaqësuesi holandez rikujtoi gjithashtu se e drejta për vetëvendosje “vërtetë është një e drejtë universale dhe e përhershme”.

“Si rezultat, shteti që pushton territorin ka detyrimin të respektojë dhe promovojë të drejtën për vetëvendosje të popujve që jetojnë në atë territor”, shtoi ai. Ambasadori i Bangladeshit në Holandë, Riaz Hamidullah, theksoi rëndësinë e së drejtës për vetëvendosje dhe i bëri thirrje Izraelit të tërheqë forcat e saj pushtuese dhe të çmontoj “strukturat ilegale si vendbanimet”. “Izraeli duhet të sigurojë dëmshpërblime për dëmin e shkaktuar dhe të garantojë se nuk do të përsëris më”, shtoi ai.

Seanca dëgjimore filloi pas kërkesës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një opinion këshillues mbi pasojat ligjore që dalin nga politikat dhe praktikat e Izraelit në territorin e pushtuar palestinez, përfshirë Kudsin Lindor. Gjithsej 52 vende, duke përfshirë Turqia, si dhe Ligën Arabe, Organizatën e Bashkëpunimit Islam dhe Bashkimin Afrikan, do të mbajnë prezantime gojore 30-minutëshe.

Afrika e Jugut, Algjeria, Arabia Saudite, Holanda, Bangladeshi dhe Belgjika paraqitën argumentet e tyre në seancën e së martës.

Më 26 janar, pas një padie për gjenocid të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut, GJND vendosi se Izraeli duhet të përmbahet nga çdo veprim në lidhje me vrasjen, sulmet dhe shkatërrimin e banorëve të Rripit të Gazës dhe të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocid.

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë 29.195 palestinezë që nga 7 tetori.

Sipas të dhënave të OKB-së, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda enklavës dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës është dëmtuar ose shkatërruar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne