Berisha: Gjuajtja e Ramës me çizme nga Kryemadhi, një akt legjitim

Për ish-kryeministrin Berisha, ishte legjitime ajo që ndodhi në Kuvend, kur kryetarja e LSI-së qëlloi me cizme kryeministrin Edi Rama. Sipas Berishës, akti ndodhi në kushtet një sjellje barbare nga policia e deputetët, të gjitha këto sipas Berishës me urdhër të Edi Ramës. Berisha i bëri deklaratat në emisionin ‘360 Gradë’, ku tha gjithashtu se kryeministri ka folur në parlament me një gjuhë shumë të rëndë ndaj deputetëve të opozitës.

Berisha: Kush e përgjaku deputeten Kërpaçi? Nuk kisha parë ndonjëherë deputete të përgjakur! Më 21 janar ambasadorët deklaruan se kishte axhendë politike, atëherë çfarë axhende kishte, se do fliste 3 minuta Sali Berisha… çfarë axhende kishte deputetja Kërpaçi që u përgjak?!

Nuk ka gjë më të shëmtuar! Policia bëri deklaratë dhe tha nuk e kemi bërë!

Zheji: Për këtë nuk kemi debat, ishte e rëndë

Berisha: Më falni një minutë. Cfarë po bënte opozita? Po si mund të çosh veten deri aty sa të detyrosh deputeten të të gjuaj me çizme, në një akt aq legjitim saqë nuk ka të shkojë më!

Berisha: Në atë që quhet përgjegjësi, në çdo akt që kryen, duhet të mbash përgjegjësi! Kush e përgjaku deputeten? Rrinte e shante aty me fjalorin më oridiner dhe hëngri çizmen.

Zheji: Ato si kemi dëgjuar

Berisha: Isha unë aty, me fjalët më ordinere ka folur

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne