Rajoni

Bërnabiq: Serbia nuk do ta njoh një shtet tjetër brenda territorit të saj

Bërnabiq: Serbia nuk do ta njoh një shtet tjetër brenda territorit të saj

 

Publikuar: 13:48, 23 Mars, 2018

 

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka thënë se Serbia nuk do ta njohë ekzistencën e një shtetit tjetër brenda territorit të saj.

 

Ajo ka shprehur bindjen se konflikti shqiptaro-serb nuk mund të zgjidhet duke mbështetur njërën palë në gjithçka që thotë dhe pastaj të ketë pritshmëri se pala tjetër do të përkulet dhe do të pranojë çdo zgjidhje të detyruar.

 

Një gjë e tillë, shtoi kryeministrja serbe, nuk do pranohej nga asnjë shtet serioz- e veçmas jo nga serbët, të cilët sipas saj kanë paguar çmim të lartë për lirinë dhe të drejtën e tyre për të vendosur vet.

 

“Zgjidhja duhet të ketë parasysh qëndrimet që mbajnë të dy palët”, tha ajo, duke përmendur se Serbia është e gatshme që të jetë pjesë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës në mënyrë serioze, mirëpo nuk do të pranojë një shtet tjetër në territorin e saj.

 

Ajo ndër tjerash e ka quajtur Kosovën projekt të dështuar.

 

Këto deklarata kryeministrja serbe i ka bërë në një konferencë ndërkombëtare të quajtur “Kosova dhe Metohija: Sui generis apo precedent në marrëdhënie ndërkombëtare”.

 

OPINIONE