Bota

Bie ndjeshëm papunësia në Turqi

Papunësia në Turqi është ulur për 0.7 për qind, duke rënë në 10.6 për qind në muajin gusht krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi të mërkurën Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).

Numri i të papunëve të moshës mbi 15 vjeç ka rënë në 3.4 milionë, 89 mijë më pak se muaji i njëjtë i vitit të kaluar, është bërë e ditur nga TurkStat.

Shifrat gjithashtu tregojnë rënie prej 0.1 për qind nga muaji i kaluar, kur papunësia ishte në 10.7 për qind.

Shkalla e punësimit e muajit gusht u rrit me 1.3 për qind nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar në 48 për qind.

“Numri i të punësuarve është rritur me 1.36 milionë dhe tani numri i të punësuarve arrin në 28.82 milionë persona në periudhën e gushtit të vitit 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thonë nga TurkStat.

Shkalla e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore është rritur me 1.1 për qind nga viti në vit në 53.7 për qind.

TurkStat theksoi gjithashtu se numri i grave në fuqinë punëtore është rritur me 1.2 për qind nga një vit më parë në 34.3 për qind.

 

 

 

 

 

 

OPINIONE