Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në një pyll pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në pyll (Liqeni i Sharrës) ka rënë zjarr e si pasojë e erës, zjarri ka marrë përmasa dhe po i afrohet banesave.