Shqiperia

Bisedimet italo-austriake: Kampe refugjatësh në Shqipëri në këmbim të afrimit me BE-në

Shqipëria është një opsion që po diksutohet për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri. Pamvarësisht se qeveria bën lojën kukamfshehti, njëherë duke thënë se nuk ka kërkesë zyrtare dhe pastaj duke folur për kapacitetet e pritjes dhe strehimit të rreth 600 mijë emigrantëve. Plani është i qeverisë austriake, e cila ka kërkuar edhe mbështetjen e Italisë.

Ministri i Brendshëm austriak, Herbert Kickl dhe zëvendëskancelari Heinz Christian Strache në takimin që patën me ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini thanë se ideja  për krijimin e hotspoteve jashtë BE-së që do të shërbejnë për të strehuar emigrantët që u është refuzuar azili po diskutohet me Danimarkën.

Projekti parashikon ngritjen e kampeve për emigrantët në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi: vendet që nuk janë në BE, por që mund të negociojnë hyrjen në Bashkimin në këmbim një rol të frenimit të emigracionit. Nga ana e tij ministri i Brendshëm i Italisë parapëlqen që kampe të tilla të ngrihen në Afrikën e Veriut, ndërsa gjatë takimit nuk u dhanë më shumë detaje mbi planin për Ballkanin.

https://www.huffingtonpost.it/2018/06/20/salvini-porta-litalia-sul-barco…

OPINIONE