Blendi Fevziu lë Klanin për Top Channel? Kryeredaktorja e “Opinion”: Nuk ka rëndësi…

Prej disa ditësh ka qarkulluar lajmi se Blendi Fevziu do të largohet nga “Tv Klan” për të transmetuar emisionin e tij “Opinion” në “Top Channel”.

Ende nuk ka pasur një reagim nga gazetari për vërtetësinë e këtij lajmi, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen tek fansat e publiku i emisionit të tij.

Ndërkohë kur pritet edhe përgjigjja e Blendit, kryeredaktorja e ‘”Opinion”,  Desada Metaj, përmes një postimi të bërë në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se “si pjesë “10 vjeçare” e stafit, jam e bindur që nuk ka patur kurrë rëndësi logo e tv që transmeton emisionin, krahasuar kjo me produktin që shikuesit kanë ndjekur dhe do vazhdojnë të shohin në vazhdim”, ndërsa shton se “Të gjithë kuriozët duhet të presin dhe pak për vendimin”.

29511748_10156351072528713_5942724871013713053_n

Postimi i plotë i Desada Metaj:

Mes shume halleve që ka ky vend, na del problem dhe ekrani ku do transmetohet emisioni “Opinion”. Personalisht, si pjesë “10 vjeçare” e stafit, jam e bindur që nuk ka patur kurrë rëndësi logo e tv që transmeton emisionin, krahasuar kjo me produktin që shikuesit kanë ndjekur dhe do vazhdojnë të shohin në vazhdim.

Të gjithë kuriozët duhet të presin dhe pak për vendimin.

Ndërkohë që për shikuesit e rregullt te emisionit, jam e bindur se logo ku transmetohet emisioni i tyre i dashur nuk ka kurrfarë rëndësie.

auto_33995662_10216371796037038_8562243937115308032_n1527770963


360grade.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne