Bolton kërcënon haptazi Venezuelën

Këshilltari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton tha se do të përgjigjen ashpër ndaj ndonjë veprimtarie dhune që do të bëhet ndaj diplomatëve amerikanë në Venezuelë ose ndaj Kryetarit të Kuvendit Kombëtar, Juan Guaido.

Në postimin e bërë në rrjetin social Twiter, Bolton bëri një deklaratë në lidhje me Kubën që mbështet Venezuelën dhe Kryetarin e Shtetit të këtij vendi, Nicolas Maduro.

Bolton iu përgjigj Kryetarit të Shtetit të Kubës, Miguel Diaz Canel, i cili përkufizon Amerikën dhe Guaidon si “imperialistë” dhe i akuzon për nënvlerësim dhe tentativë destabiliteti të revolucionit bolivarist.

“Dihet shumë mirë mbështetja dhe kontrolli i Kubës për Maduron dhe forcat paramilitare” shkroi Bolton.

Ai e cilësoi të vetëshpallurin Kryetar Shteti, Guaidon, si “presidenti demokratik” i Venezuelës dhe bëri të ditur se çdo lloj sulmi që do të bëhet ndaj personelit amerikan dhe Guaidos do të ketë kundërpërgjigje të ashpër./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne