BORXHI LAHET EDHE MBAS VDEKJES: SHENJTNIMI I KRIMIT DHE PËRGJEGJËSIA MORALE

Nga Shenasi Rama

Tabuja më e rrezikshme në mendësinë e shqiptarëve është “vdekja i lan të gjitha.” Mendësia është se kur vdes dikush nuk duhet me folë më për të, vecse për mirë. E pra, kjo tabu duhet fshirë nga kujtesa si sjellja më vetëvrasëse që shqiptarët i bëjnë vetes në nivelin shoqëror.

Arsyeja pse e them këtë është shumë e thjeshtë. Një person që ka pasur ndikim në jetën publike, një person që ka përdorur cdo mënyrë, të ditur apo të paditur për të përfituar në mënyrë amorale nga shoqëria dhe nuk ia lë pasurinë, pronën e vënë me këtë mënyrë shoqërisë, por I lë pasojat e krimit të vet, gjykimiin e vërtetë duhet ta marrë mbas vdekjes. Sepse vdekja e individit politikan e merr personin, por nuk I merr krimet që ka bërë përmes politikës. Vdekja e individit biznesmen e merr jetën e tij por ia lë pasurinë e vënë me krim pasardhësve. Vdekja e kriminelit e merr jetën e tij por e lë dhimbjen e njerëzve për jetët që ka marrë. Vdekja e mashtruesit mediatik e merr jetën e tij por nuk kthen mbas poshtërsinë që ai ka bërë duke larë e tharë brekët e parisë.

Fetarisht, thuhet se Zoti sheh e paguan, dhe ata do ti lajnë gjynahet diku e dikur se ka një ditë të gjykimit dhe të pazotët ia lënë Zotit. Në kulturën tonë, “të gjitha lahen këtu e deri në katër breza” por njerëzit duhet ta ndihmojnë sa më shumë të munden. Sepse kur ia fut shoqërisë, në fakt ia ke marrë borxh sido që të jetë, borxh moral, politik, apo material. Sepse vdekja e merr njeriun por borxhi lahet edhe mbas vdekjes. Dhe borxhin më të madh ia kanë shoqërisë pikërisht ata që kanë përfituar në mënyrën më të ndyrë prej saj dhe me veset më të ndyta të njeriut. Po themi se ky është borxhi që ia kanë shoqërisë në një shtet shumëetnik sepse në nuk jemi ende në nivelet e larta të organizimit që janë disa shkallë më lart. nuk jemi një etni kompakte. Natyrisht nuk jemi komb normal. Nuk flitet fare për shtet-komb. Dhe dihet se kemi katër-pesë fe të ndryshme.

Kanë krijuar mundësitë të bëjnë këtë por edhe kanë gjetur një popull të traumatizuar që nuk don me ditë se cfarë e mira dhe e duhura, e moralshmja dhe e pranueshmja, e ndershmja dhe e papranueshmja. Ishte një popull i uritur dhe këta e drejtuan atje ku iu interesonte atyre. Deshën një system skllevërish dhe e bënë; deshën skllevër dhe ju bënë. Deshën t’ju shfrytëzojnë dhe po ua fusin përditë. Dhe ju ju doni të mbani gojën mbyllur sepse nuk duhe folur keq për të vdekurit apo pë rata kur vdesin.

Pse këta kanë gjetur shesh e bëjnë përshesh nuk do të thotë se duhen falur e harruar. Përkundrazi duhen kujtuar dhe kujtuar në detaje të gjitha sa mund të jenë bërë. Sepse të gjitha janë të lidhura me arsyet pse jemi në këtë gjendje. Këta na kanë sjellë këtu. Në emër të përfitimit individual këta që na sundojnë e kanë dëmtuar, grabitur, rrënuar, vrarë e shkatërruar shtetin dhe nuk na kanë lënë të bëhemi shoqëri normale. Këta janë përgjegjës. Borxhi lahet edhe kur vdes. Kur ia ke shoqërisë nuk lahet asnjëherë sa të ketë histori.

Kanë vdekur shumë nga shkaktarët e gjendjes ku jemi dhe në cmendurinë kolektive as nuk jemi ndalur të diskutojmë se cfarë ndodhi, cfarë bëri, apo si I vuri paratë, apo kë vrau e kë shuajti ky apo ai tjetri. Ishin shumë, por cdo krim e ka fillin e vet dhe autorin. Në vecanti gjatë këtij tranzicioni, që duhej të ishte rruga drejt një shoqërie më të mirë, dhe kemi përfunduar drejt rrugës së ferrit, ky është një nga fenomenet më të theksuara.

Kur vdes një mortje e tille, politike, ekonomike, kulturore apo kriminale, të gjithë nguten të heshtin, tregojnë kujtimet e tyre të mira për të dhe e shenjtërojnë.

Shpjegimi është se Tirana është një qytet gjigand. Ka mundësi me jetue njeri e me vdekë pa dalë një ditë nga Tirana, përvecse me pushime.dhe me mbrritë të bëjë emër, pasuri, pozitë, pushtet dhe hareme simbas logjikës së sjelljes së pranueshme nga ajo pari dhe gjithcka me u harrue sepse gjithmonë do të dalë dicka edhe më e madhe, më e frikshme, më balzakiane dhe me tmerrshme. Njerëzit që kanë lindur e janë rritur në atë qytet e në shtetin që I shërben atij, nuk dinë jetë tjetër. Dhe kështu, kanë përfunduar të gjithë duke u sjellë sic e kërkonte paria. Dhe duke marrë trajtat që duhen me mbijetue në atë llum. Sepse në një bordello, cmohet kurva më e mirë. Dhe të gjithë kanë bërë të pamundurën dhe atë që është dashur për të mbijetuar, ska rëndësi se sa e ndytë ka qënë ajo gjë. E kanë bërë herë pa I vrarë ndërgjegja, herë pa e ditur, herë duke mbijetuar si pjesë e një zinxhiri të gjatë dhe të frikshëm sjelljesh që e neutralizojnë përgjegjësinë shoqërore. Dhe gjithe kohën paria ka luftuar të fshehë gjurmët… dhe krimet.

Shpresa e tyre është se vdekja do ti fshijë të gjitha. Shpresa e tyre është se me vdekjen do të shenjtërohen dhe do të kujtohen sic duan ata vetë. Kryeministër, deputet, biznesmen, bankier, pronar, mendimtar e me radhë. Ama, duan të jetojnë titujt por jo krimet. Krimet le ti marrë vdekja dhe të harrohen.

Paria e ka shfrytëzuar dhe po e shfrytëzon fort, me të gjithë mënyrat këtë parim duke dalë e duke kërkuar që të ruhet kjo tabu, kjo ndalesë. Duan të shenjtërohen para fëmijëve pasardhësve, të ardhmes e brezave të tjerë. Në fund të fundit, kjo që ka ndodhur do të jetë as më shumë as më pak një faqe në historinë e një populli që jeton në cmenduri kolektive si shqiptarët. Ata as nuk do të përmenden. Por fëmijët e tyre do të mbahen me pasurinë, me vilat, me statusin e prindërve, me emrin, me lidhjet dhe do të bëhen aristokratë.

Ama, themeli mbi të gjitha elementët që u vu kjo e keqe do të harrohet. Kjo është shpresa e tyre. Tani kanë nisur të sillen si aristokraci. Parimi me të cilin maten është “zotësia”, “aftësia” lidhjet dija, e shkuara. Stërnipat e konviktoreve dhe kurvave që shkundën koqet e panumërta tek liqeni, në zyrat, hotelet dhe në bunkeret e pafund, stërnipat e pasardhësit e katundarëve që kanë harruar se c’është leshi, apo se Shqipëria ka edhe lesh, duan të fisnikërohen me zor me krim dhe perms vdekjes. Dhe duan, tamam në traditën e tyre, ta bëjnë këtë fisnikërim përmes vdekjes. Sepse vdekja duhet të shuajë cdo gjë, edhe kujtesën tuaj.

Prandaj, o njerëz, kuptojeni se detyra e gjithkujt është mos me lejue që me ndodhë kjo gjë. Thuajeni të vërtetën që dini dhe mos e merrni me vete në varr sepse kur nuk e nxjerr të keqen të plas dhe do ta vuajnë pasardhësit tuaj. Ju e dini kush ua ka futur, individualisht, kolektivisht dhe shoqërisht. Ju e dini se si e kanë vënë pasurinë. Ju e dini se cfarë kanë grabitur, vjedhur, shkatërruar, nngatërruar, përzjerë, dhe gjithcka me synimin që të pasurohen dhe të bëhen zotërit tuaj.

Sepse sa kohë që e thoni jut ë vërtetën ata do të jetojnë me frikë. Kur të mos ta thoni, do të bëhen trima dhe do të kërkojnë shenjtërimin. Në mos iu bindtë gjë tjetër mendojeni këtë: Një ditë, edhe Zoti do ti ngrejë bga varri të gjithë dhe do të gjykojë gjithkënd për atë që ka bërë në tokë. Ndihmojini Zotit pak o njerëz të mirë. Mos e lini të keqen të shenjtërohet. Tregojini krimet e tyre dhe le ta dijnë ata që këta lënë mbas se kush janë. Mos të mendojmë se nuk e dijmë dhe të mos besojnë se kemi harruar. Borxhi lahet në këtë botë, lahet edhe mbas vdekjes. Dhe këta ju a kanë borxh sepse duke e ditur cila ishte e mira bënë më të keqen. Dhe e bënë me qëllim. E bënë që të pasuroheshin vetë. Nuk guxon kush me dalë e me thanë ndryshe. Sepse e zgjodhën më të keqen duke vënë interesin e tyre mbi jetët dhe ardhmëritë e shqiptarëve. dhe vdekja nuk duhet me e shenjtërue të keqen. Mos plasni nga pazotësia dhe mos përfundoni me adhure bijtë e kurvave dhe të kodoshëve si zotërit tuaj sepse nuk janë asgjë përvecse shumësia e fajtorëve të shkatërrimit të jetëve tuaja si njerëz, si etni, si bashkësi, si komb dhe si shtet./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne