BOTA POST MODERNE NË CEP TË LUFTËS BOTËRORE!!!

Nga Savash Veliu

Është realitet i preferuar se shumë shtete në mënyrë të rrejshme emërohen si Republike të pavarura kurse në fakt, janë si gjitha shtetet tjera që rezulltojn vetëm si korporata apo si shoqata private…kjo dmth, se edhe “shtetet” ballkanike përfshirë edhe Shqipërin, Kosovën, Maqedonin, Serbin, Kroacin, Bullgarin e bile edhe vet Greqin janë vetëm korporata, ndërmarrje apo shoqata private…dhe luftërat për pavarësi të popujve dhe të “shteteve” vazhdojnë me atë intenzitet sikur pas LPBotërore…

… Ashtu është e vërteta prandaj, nuk duhet zemëruar prej aktbërjes dhe poshtrrënies së pushtetarëve të Kosovës e të Serbisë që u nxitën si nxënës problematik të ulën në bankën e të akuzuarve për ca leksione para Trampit si parakusht të marrjes së ca poenave parazgjedhore shumë të nevojshme për kampanjën e Trampistëve Republikan në zgjedhjet e nëntorit duke e ringjallur marrëveshjen e vdekur të shpalljes së Jerusalemit si kryeqytet të Israelit, një akt i injoruar nga gjithë bota. Por megjithate, më mirë një amerikë aktive me Trump se kjo amerikë statike që ka shkel të gjithe interesat dhe të drejtat të popujve botëror të udhëhequr nga pala e Demonkratëve (Bushat, Clinton, Ollbrajt, Obama etj). Tramp nuk është politikan por biznismen me përvoj të madhe biznesi i cili pretendon të kontrolloj Dollarin nga vet sovrani popull, gjegjësisht një e mirë për popullin e jo për oligarkët!

Këtë akt parade Trumpi e bëri të përfitoj simpatin e votuesve elektoral që tronditen me protestat e demokratëve në gjithë SHBA-në duke proklamuar veten si president i cili din të ‘’zgjidh’’ nyjet gordiane që zhagiten nga unioni evripian me dekada mosmarrveshjet mes Kosovës dhe Serbisë  dhe së dyti protektorati Kosovë e dirigjuar nga vet tutori Israeli iu dasht të përfitoj poashtu ca poena Netanjahu para israelitëve të zemëruar nga ky i fundit që kërcënohet me protesta të përditsuara për llogaridhënie mbi korupsion e krimet tjera mallverzive brenda Israelit si dhe ndaj rabinëve sionist që e sollën në pushtet të formoj ‘israelin e madh’ me kryeqytet Jerusalemin, por sharra u ka hasur në gozhdën e quajtur – Turqi!

Turqia normal se nuk zemërohet aq lehtë e të bjer posht vetes e të tërheq njohjen e Kosovës e cila e detyroi edhe Amerikën të njohë pavarësin e saj pas bombardimeve javore mbi serbin, por Turqia do ti qortoj dyja palët diplomatikisht të mos bëjnë një akt të pamend sepse ajo ka punë shumë më të mëdhaja se kjo siç kemi cekur në vijim.

Trump lufton Globalistët që kontrollojnë Amerikën përmes Bankës Federale FED me  eskskluzivitet të veçant të shtyp Dollarin në emër të Amerikës derisa sot ajo është pronë private e familjes Rockfeller dhe Rotshilld. Këtë akt u mundua të bëj edhe presidenti i vrarë JFKennedy por pësoi atentat ngase edhe ai donte dollarin ta kthej në pronë të shtetit amerikan por nuk pati suksess. Tani pas 50 viteve sërish Tramp ka shpallur luftë të hapur dollarit rokfelerian!

Momentalishtë bota ka dy blloqe forcash botërore si ajo mes SHBA & Kinës dhe të BE & Rusisë!
Por ka gjasa të përgaditet edhe një Yalt e Re por pa BE-në (Gjermania – Franca janë të mëdha në saje të Bashkimit Europian), prandaj Franca e sotme është e zhytur në krizë të thellë ekonomike me protesta të brendshme ka prandaj ajo është ngritur peshë ndaj Turqisë të defokusoj vemendjen e opinionit brendafrancezë jashta në ujërat e Mesdheut të nxehur duke iu bashkangjitur herë herë edhe Gjermania që veprojnë si të çartur në krah të Greqisë pa të drejtë. Por siç shihet dita ditës Turqia u jep leksionet e duhura si në tavolinë ashtu edhe në detra duke i kërcënuar haptazi edhe me luftë të drejtpërdrejt këtë aleancë progreke.

Dhe tani të fokusohemi tek Mega Problemet Botërore ku pjesmarrës është edhe protagonistja e  vetme islame si Turqia që fuqishëm reh gjeopolitikën ushtarake dhe atë diplomatike në rrafshin e Mesdheut Evropian dhe atë të Mesdheut Lindor Aziat me preteks të zhduket sistemi i Bashkimit Evropian sionist dhe Brenda saj të ngritet një sistem Nacionalevropian!

Bashkimi Europian i sotëm është i organizuar mbi sistemin e shoqërisë së Qytetarëve një varijant të sistemit ekonomiko-politik, varijant e cila nuk i përgjigjet edhe disa shteteve brenda dhe jashta BE’s.

E para, BE’ja ”Qytetare” është e tipit ose modelit SOROSOID që fundementalisht përkrah ndryshimin etnik dhe demografik të shteteve (që prek edhe shqipërinë me shqiptarinë) i cili ka inicuar të gjitha brutalitetet në Lindjen e Mesme duke sponzorizuar operacionet luftarake të tipit ”TOKË E DJEGUR” duke ngritur fluksin e emigrimeve biblike të njohur si ‘Kriza Emigrante’ drejtë Turqisë dhe Evropës si preteks për ndryshime radikale Kulturo-Etnike.
E dyta është, Bashkimi Europian ”Etnik” si model i preferuar i Salvinit, Orbanit, Erdoganit, Putinit dhe Trampit që janë për shtete Etnike apo Nacionale e jo për union të përbashkët të qytetarëve me një qeveri të vetëm në Rirenditjen e re Botërore Sioniste.

Dhe tani ka gjasa që Konflikti qendrorë i ardhshëm të jet Evropa ndryshe nga ajo që ka qenë deri më tani reshtë për tridhjet vite vetëm Ballkani i cili tani do kaloj vetëm kohëra të vështira dhe krizë ekonomike.

SHBA’ja e Trampit të cilin ai pretendon të ndërtoj nuk e do një Europ të modelit SOROS.
Kurse Rusia e do Europën vetëm nga shkaku i frikës nga Rritja e frikshme e Kinës si fuqi ekonomiko-ushtarake e cila është kërcënim direkt të rusisë që ajo mund nesër të okupoj pjesët  tokësore ruse plotë resurse, prandaj rusia detyrimisht përkrah bllokun Euro-Azi si superfuqi karshi SHBA-Kinë.

Trumpi don të shkatërroj BE derisa Putini don të ruaj BE’n shkaku se ajo posedon Teknologji të lartë industriale të cilën Rusia pretendon të plotësoj me resurset e saja duke i larguar SHBA-të dhe Kinën nga Europa dhe të hap rrugën e pazarit të vet. Lufta është e madhe!

BE’ja e sotme është bastioni i Soros dhe ky bastion luftohet nga Erdogani dhe Trampi derisa Rusia është siç ceka më lartë mes këtyre dy opcioneve nga frika e Kinës dhe nesër poashtu nga Turqia.
Kina e do BE’në shkaku ikjes prej rrugëve detare dhe ajrore të cilët reptësishti i kontrollon ushtria e SHBA-së dhe alternativa e vetme e saj është që tregëtin tokësore ta zhvilloj nëpërmjet ”Rrugës së Mëndafshit” e cila sërish do kaloj nëpër Turqi.
Dhe vjen domosdoshmëria e mbajtjes së Yaltës së Re në mes dy fuqive botërore siç janë; BE & Rusia dhe USA – Kina! Turqia në këtë rast është vëzhguesja vigjilente dhe përcjellësja e dyluftimeve të ashpra mes palëve të frustruara për pushtet derisa në anën tjetër ajo me të madhe përfiton nga koha duke ndejtur anash e forcuar ekonomikishtë dhe industrialishtë e veçmas ushtarakisht që të jet nesër e gatshme tiu përgjigjet meritorisht rivaliteteve për pushtetin e shumdëshiruar dualiste në mes superfuqive botërore që do zgjedh në këto katrahura të paparashikuara anën e fituesit …!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne