Britani e Madhe: Rreth 30% e armëve të ISIS-it janë prodhim evropian

Një organizatë hulumtuese me seli në Britaninë e Madhe ka pretenduar të hënën se armët e DAESH-it kanë shkuar nga vendet e Bashkimit Evropian.

Organizata Kërkimore e Armatimit në Konflikt (Conflict Armament Research-CAR) pretendoi nëpërmjet një raporti se 1/3 e armëve, që janë përdorur nga grupi terrorist DAESH gjatë periudhës së sundimit të tij në Siri dhe Irak, janë dërguar nga vendet e BE-së.

Në këtë raport hetues me 200 faqe theksohet se 30 për qind e armëve, të cilat DAESH-i i ka përdorur për të vrarë mijëra civilë në Irak dhe Siri, janë prodhuar në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Gjermani.

Kurse gjysma e armëve të përdorura nga DAESH-i në masakra, gjithnjë sipas raportit të CAR-së, rezultojnë të jenë prodhime ruse dhe kineze.

Mediat publike gjermane theksojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite kanë blerë me miliarda dollarë armë nga këto vende duke shkelur pjesërisht legjislacionin e BE-së.

Raporti nënvizon po ashtu se këto armë të prodhimit evropian janë blerë me para ose marrë me forcë më pas nga terroristët për t’u përdorur në Siri dhe Irak.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne