Bundestagu gjerman: Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave

Ekziston një dyshim jo vetëm në Bundestagun gjerman, se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. 

Johann David Wadephul, zëvendës kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së, gjithashtu e vuri në dukje këtë pas raporteve të progresit të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në Shqipëri, ende nuk ka drejtësi funksionale, as Gjykata Kushtetuese dhe as Gjykata e Lartë nuk funksionojnë”, deklaruan deputetët e CDU-së. Mungon po ashtu një mekanizëm antikorrupsioni si modeli i Rumanisë.

“Në mënyrë të ngjashme janë të dobëta përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar,” shtoi Wadephul.“Përveç kësaj, nuk asnjë çëshje të përfunduar kundër politikanëve dhe kriminelëve të nivelit të lartë.”

Sipas deputetëve të CDU-së, këto kritika nuk vlejnë për Maqedonie Veriut, por vetëm për Shqipërinë.

Ndërkohë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërcënoi në prapaskenë se nëse hapen negociatat me Maqedoninë Veriore dhe jo me vendin e tij, atëherë ai do të ngrejë çështjen e Shqipërisë së Madhe, pra çështjen e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën dhe zonave të tjera shqiptare,  përfshirë ato në Maqedoni./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne