Bota

Buzëqeshje në Izrael, viktima në Gaza

Buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe urime për Donald Trump në Jeruzalem, ndrësa në Rripin e Gazës episode dhune dhe plumba që u kushtuan jetën dhjetra palestinezëve.  Teksa përfaqësuesi i Lartë i SHBA përuroi Ambasadën Amerikane në Jerusalem, pak milje larg, të paktën 43 vetë u vranë nga armët izraelite…

Pas Ivanka Tramp, Sekretari i Shtetit të SH.B.A.-së, Steve Munchin tërhoqi mantelin blu, duke zbuluar emblemën e Ambasadës së SHBA dhe formalizuar kështu transferimin e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.

Nëpërmjet një mesazhi video, Presidenti Tramp foli për “rivendosjen e qartë”: “Për vite nuk kemi arritur të njohim realitetin e qartë dhe të thjeshtë që kryeqyteti i Izraelit është Jerusalemi”. “Një ditë e shkëlqyer. Mos e harroni këtë moment. Me njohjen e hisorisë, Presidenti Trump shkruajti një histori”- theksoi kryeministri izraelit.

Pak minuta pas inaugurimit, Ministria e Jashtme franceze lëshoi ​​një njoftim ku thuhej se transferimi i Ambasadës së SHBA përbënte një shkelje të së drejtës ndërkombëtare: “Ky vendim është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, në veçanti ndaj vendimit të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në të njëjtën gjatësi vale edhe Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë “përmbajtje maksimale” pas konflikteve që u morën jetën dhjetëra njerëzve në kufirin e Gazës me Izraelin.

OPINIONE