Çavusoglu: Në Siri do të bëhet ajo që është e nevojshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në lidhje me ndonjë operacion të mundshëm ndaj veriut të Sirisë tha se ai do të realizohet në momentin kur Presidenti Recep Tayyip Erdogan jep urdhër në cilësinë e kryekomandantit.

Mevlut Çavusoglu bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me rendin e ditës për një kanal televiziv privat.

Gjatë fjalës së tij ministri Çavusoglu preku edhe në çështjen e zonës së sigurt që planifikohet të formohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veri të Sirisë.

“Ne së bashku me ofertën e ShBA-së kemi vepruar sinqerisht për krijimin e një zone të sigurt këtu. Por, është e qartë që ne nuk shohim të njëjtën sinqeritet nga pala amerikane. Presidenti ynë e theksoi veçanërisht këtë çështje. Ne besojmë se ky proces nuk do të na çojë në pikën që duam duke vazhduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Informacioni nga terreni e konfirmon këtë”, bëri të ditur shefi i diplomacisë turke.

Duke theksuar se Turqia edhe më herë ka planifikuar për të hyrë dhe për të formuar këtu zonën e sigurt, Çavusoglu tha se “Edhe Presidenti ynë është deklaruar për këtë çështje. Tani duhet të bëjmë hapa për të pastruar organizatat terroriste dhe për të mundësuar kthimin e refugjatëve këtu. Përgatitjet janë duke vazhduar për një kohë të gjatë. Do të bëhet ajo që është e nevojshme kur Presidenti Recep Tayyip Erdogan në cilësinë e kryekomandantit e jep urdhrin”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne