Çavusoglu reagon për sjelljen e Islandës me futbollistët turq

Ekipi i kombëtares turke shkoi në Islandë për ndeshjen e katërt të grupit H, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian të futbollit Euro 2020, ku deri më tani ka grumbulluar 9 pikë (në 3 ndeshje).

Kontingjenti turk në Islandë shkoi me avionë privat, por kur mbërriti këtu u prit në mënyrë të parespektueshme.

Punonjësit e sigurisë së aeroportit i kontrolluan disa herë në mënyrë të përsëritur çantat e futbollistëve dhe kontingjenti kaloi tek kontrolli i pasaportave pasi ishte lënë të priste për rreth 2 orë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu në deklaratën që ka bërë në lidhje me çështjen në llogarinë e tij personale në Twitter shkruan:

“Trajtimi me të cilin është përballur kombëtarja jonë në aeroportin e Islandës është i papranueshëm si në aspektin e rregullave diplomatike, ashtu edhe në aspektin human. Populli të mos ketë dyshim se ne do të bëjmë atë që duhet”.

Një deklaratë në lidhje me çështjen ka bërë nga Twitter-i edhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik (Ömer Çelik). “Autoritet islandeze janë përgjegjëset e këtyre sjelljeve jonjerëzore, që nuk përputhen me frymën e sportit dhe që nuk mund të pranohen kurrë në aspektin diplomatik. Trajtimi që i është bërë kombëtares tonë është një lloj dhune. Autoritetet e Islandës duhet të kërkojnë të falur për këtë praktikë ‘primitive’. Duhen hedhur hapat në drejtim të kompensimit të këtij gabimi. Ne e përshëndesim prej këtu kombëtaren tonë dhe lojtarët e dinë që kanë me vete mbështetjen e të gjithë popullit tonë. Ne kemi besim se përgjigjen më të mirë ndaj këtyre trajtimeve primitive ata do ta japin duke arritur suksese në përputhje me frymën e sportit. Zemrat tona janë me kombëtaren”, shkruan zëdhënësi Çelik në Twitter./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne