Çdo marrëveshje në Mesdheun Lindor që përjashton Turqinë është e destinuar të dështojë

Turqia reagoi ndaj marrëveshjes së nënshkruar mes udhëheqjes greko-qipriote, Greqisë dhe Izraelit për projektin “EastMed” (tubacioni i gazit natyror në Mesdheun Lindor).

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në përgjigje me shkrin në pyetjen në lidhje me çështjen tha se nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë është shembull i ri i hapave të kota të hedhura për të përjashtuar Turqinë dhe Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) nga rajoni.

“Çdo projekt që nuk pranon Turqinë, e cili ka vijën më të gjatë bregdetare në Mesdheun Lindor dhe turqit qipriotë, të cilët kanë të drejta të barabarta mbi burimet natyrore të ishullit të Qipros, nuk mund të ketë sukses. Ne e sjellim këtë fakt edhe një herë në vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Aksoy.

Duke vënë në dukje se Turqia është rruga më e mundshme tregtare dhe më e sigurt për shfrytëzimin e burimeve natyrore në Mesdheun Lindor dhe transferimin e tyre në tregjet e konsumit në Evropë, përfshirë Turqinë, zëdhënësi Aksoy tha: “Pavarësisht këtij fakti refuzimi për të bashkëpunuar me Turqinë dhe turqit qipriotë është në të vërtetë një manifestim i drejtpërdrejtë i ndjekjes së disa vendeve të llogarive të kota politike në vend të bashkëpunimit. Ne i kujtojmë pronarët e projektit që plane të tilla pista do të vazhdojnë të dështojnë edhe në të ardhmen, ashtu si në të kaluarën”.

Projekti “EastMed”, i cili synon të transportojë gaz nga Mesdheu Lindor në Greqi përmes Qipros dhe nga aty në Itali, u nënshkrua të enjten në Athinë me një ceremoni ku morën pjesë udhëheqësi greko-qipriot Nikos Anastasiades, Kryeministri grek Kiryakos Micotakisdhe Kryeministri i Izraelit Benyamin Netanyahu./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne