Çelik reagon ndaj intelektualëve francezë islamofob: Kurani është udhëzues i njerëzimit, ndërsa ju jeni si ISIS

Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik reagoi ndaj kërkesës së 300 shkrimtarëve dhe politikanëve francezë, ndër të cilët edhe ish-presidenti Nicolas Sarkozy për të ndryshuar disa ajete në Kuran me pretendimin se “përhapin dhunë dhe antisemitizëm”.

“Ashtu siç është DAESH-i, që nxjerr fanatizëm dhe dhunë nga Kurani që është udhëzues i njerëzimit, njësoj janë edhe këta 300 francezë” tha Çelik.

Ministri turk tha: “Ky është shembulli i prerë i dhunës dhe barbarisë intelektuale. Çfarëdo që të jenë ata dhe çfarëdo lloj gjëje të kenë mbrojtur ata deri më sot, ata do të zënë vend në radhët e para të historisë së fanatizmit. Barbarizmi vendoset në mes të botës moderne me epitetin intelektual dhe politik”.

Këta persona në fjalë, me një kërkesë kaq barbare dhe jomorale, në të vërtetë kanë shpallur se kanë nënshkruar të njëjtën ideologji me DAESH-in tha çelik dhe shtoi: “Ata nuk mund të kishin shpallur më qartë këtë prirje ideologjike të afërt me atë të DAESH-it. Kjo qasje, që mund të jetë vetëm subjekt i psikiatrisë politike, zbulon se çfarë barbarizmi po rritet (lartësohet) në zemër të Evropës dhe gjithashtu se si ky mentalitet, po aq i rrezikshëm sa ai i DAESH-it, është duke u fshehur pas disa nocioneve”.

Çelik tha: “Është e lehtë të identifikosh të afërmit (ata që mendojnë njësoj) e DAESH-it. Faktikisht ata që kanë një maskë të tillë intelektuale dhe politike janë ata edhe më të rrezikshmit. Ky është një mentalitet që duket sikur është kundër dhunës, por në të njëjtën kohë, ata adhurojnë dhunën me pikëpamjet e tyre fanatike. DAESH-i, që nxit fanatizëm kundër Kuranit, udhëzuesi i njerëzimit, është i barasvlershëm (i një lloji) me këta 300 francezë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne