Bota Opinion

Çfarë po ndodh në aleancën Iran-Rusi?

nga Alptekin Dursunoğlu

Moska dëshiron që t’i përkufizojë në një dimension të ndryshëm aleancën që ka me Iranin në Siri dhe bashkëpunimin që ka me Izraelin. Një gjë e këtilë e detyron atë që të krijojë një strukturë të re për Siri dhe të prodhojë mjete të reja.

Deklarata e Kremlinit, e cila nuk është aspak në përputhje me natyrën e marrëdhënies mes Rusisë dhe Iranit që prej vitit 2015, ka ngritur pyetjen nëse aleanca mes Moskës dhe Teheranit është duke u prishur apo jo.

Në deklaratën që Kremlini ka dhënë në lidhje me takimin e Putinit me Assadin në Soçi më 17 maj është shprehur se “Së shpejti do të fillojmë proçesin për tërheqjen e trupave ushtarake të huaja nga Siria.”[1]

Kjo deklaratë e Kremlinit ka ngritur kureshtje në tre pikëpamje.

Së pari, cilat janë ‘forcat e jashtme’ të cilat janë të detyruara që të tërhiqen nga Siria?

İkincisi; bu, Moskova ile Şam’ın ortak talebi miydi

Së dyti, a ka qënë kjo njëkërkesë e përbashkët e Moskës dhe e Damaskut?

Së treti, çfarëmasash do të merren kundrejt ‘forcave të jashtme’ që mund të refuzojnë që të tërhiqen nga Siria?

Një ditë pas kësaj deklarate, përfaqësuesi i veçantë i Sirisë për shtetin rus, Aleksander Lavrentiev ka deklaruar se ‘forcat e jashtme’ për të cilat bëhet fjalë që të tërhiqen nga Siria janë “Amerika, Turqia, Irani dhe Hizbullahu.”

Duke qënë se Kremlini e ka bërë deklaratën e tërheqjes së ‘forcave te jashtme’ nga Sirisa në këndvështrimin e samitit të Soçit e ka lënë të nënkuptohet se kjo ka qënë një kërkesë e përbashkët e Moskës dhe Damaskut.

Megjithatë, deklarata e Teheranit[2] më 21 maj dhe dy ditë mës pas deklarata e Damaskut,[3] ku është përgënjeshtruar nënkuptimi i Kremlinit për një kërkesë të përbashkët, tema e tretë për të cilën kishte kureshtje është bërë e pakuptimtë.

Sepse, Teherani duke theksuar faktin se Irani dhe Hizbullahu ndodhen në Siri me ftesën e Damaskut, ka vënë në dukje se prezenca ushtarake e Iranit dhe e Hizbullahut bie në të njëjtin grup me prezencën ushtarake ruse në Siri.

Për këtë arsye, pikëpamja e Damaskut për ‘forcat e jashtme që duhet të tërhiqen nga Siria’ është e njëjtë me pikëpamjen e Teheranit dhe jo atë të Moskës.

Duke qënë se Damasku dhe Teherani kanë pikëpamje të njëjtë, atëherë është e panevojshme që të ngrihet pyetja se “Si do t’i nxjerrim Iranin dhe Hizbullahun nga Siria?”

Pas këtij zhvillimi, pyetjet që duhen ngritur vërtetë janë këto: Përse Moska po mundohet që të vendosë Damaskun kundër Tehranit, duke hedhur një hap që bie tërësisht në kundërshtim me “aleancën 4+1” që kemi dëshmuar deri tani që prej 30 shtatorit të vitit 2015?

Pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Siri, u formua një qendër koordinimi që përbëhej nga Rusia, Irani, Iraku, Siria dhe Hizbullahu, një koalicion ky që në mediat rajonale njihej si “4+1” dhe që deri më tani ka punuar në koordinimin të përsosur.

Ndërtimi i Periudhës pas Terrorizmit

Interpretimi i vetëm i kërkesës së Rusisë për të përfshirë Iranin dhe Hizbullahun në “forcat e huaja që duhet të tërhiqen nga Siria” është se Rusia kërkon që të prishë “koalicionin 4+1”, i cili gjatë këtyre tre viteve të fundit ka pastruar Sirinë, Irakun dhe Libanin nga ISIS-i.

Aleanca “4+1”, ishte një koalicion i një lufte të detyrueshme. Kur ndërhyri në Siri në vitin 2015, Rusia i pati propozuar një aleancë edhe Amerikës, megjithatë duke qënë se Amerika e pati refuzuar një bashkëpunim me Damaskun, Rusia ishte detyruar që të bëhej pjesë e koalicionit 4+1.

Sipas këndvështrimit të Rusisë, duke qënë se tashmë ISIS-i nuk ekziston më dhe se grupimet e tjera terroriste nuk përbëjnë më një rrezik, tashmë duhen krijuar kushtet për ta çuar Sirinë nëprocesin pas terrorizmit.

Për ta çuar Sirinë në procesin pas terrorizmitështë e nevojshme që të arrihet në në zgjidhje politike e cila do të garantojënjëshmërinë territoriale dhe sovranitetin kombëtar të Sirisë.

Ndërkohë që një zgjidhje e këtillë kërkon mjete të reja dhe strukturimin e aleancave të reja për shkak të dallueshmërisë që ka mes palëve.

Kushtet që e bëjnë të nevojshme strukturimin e aleancës së re

Deri në vitin 2015, territoret siriane ishin nën pushtimin e ‘elementëve të deleguarë’ të cilat janë grupime ushtarake që mbështeteshin nga Amerika dhe aleatët e saj rajonalë.

Koalicioni 4+1 i dha fund pushtimit të këtyre forcave të deleguara dhe e largoi rrezikun që ekzistonte kundër Damaskut; megjithatë, që prej vitit 2016 në terren kanë zbritur ‘elementët e vërtetë’ me ‘deleguesit e tyre’.

Amerika me “Forcat Demokratike Siriane”, Turqia me grupet ‘Ngrehina e Eufratit’ dhe ‘Degës së Ullirit’, ndërsa Izraeli me forcat e armatosura në Dersa dhe Kunejtra vazhdojnë që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo në rrugë të tërthorta të mbajnë nën pushtim territore të caktuara siriane.

Koalicioni 4+1 ka vërtetuar se ka qënë një aleancë e sukseshme duke arritur që t’i japë fund pushtimit të ‘forcave të deleguara.’

Megjithatë, çlirimi nga pushtimi nga ‘elementët e vërtetë’ bashkë me ‘deleguesit e tyre’ kërkon strukturimin e një aleance të ndryshme nga ajo e Koalicionit 4+1 si dhe këtkon përdorimin e mjeteve të reja ku më kryesorja është rruga diplomatike.

Mundësitë dhe rreziqet e reja për Rusinë

Nga ana tjetër, ndryshimin e sjelljes së Moskës së fundmi mund ta shpjegojmë nëpmjet këtyre tre zhvillimeve që deri në vitin 2018 nuk ekzistonin në lidhje me Iranin.

1- Tërheqja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe fillimi i zbatimit të sanksioneve të reja kundrejt Iranit.

2- Shtimi i sulmeve izraelite në Siri duke përdorur si pretekst prezencën ushtarake të Iranit në Siri dhe presioni që i ka bërë Rusisë për çështjen e Iranit dhe të Hizbullahut.

3- Deklaratat konfuzuse të presidentit amerikan në lidhje me tërheqjen nga Siria.

Ndër këto tre zhvillime të rëndësishme, të cilat nuk ekzistonin përpara vitin 2018, e para i ka parashtruar Rusisëmundësi të reja,[4] ndërkohë që zhvillimet e dyta dhe të treta e kanë vënë Rusinë përballërreziqevetë reja.

Pretendimi i dëshirës së Rusisë për prishjen e ortakërisë me Iranin për shkak të këtyre mundësive dhe rreziqeve të reja, që do t’i trajtojmë në vijim të këtij artikulli ka shqetësuar një palë ndërkohë që duket të ketë shkaktuar kënaqësi tek një palë tjetër.

Për shembull, në median iraniane janë ngritur shqetësime si “A po na godet Rusia pas shpine?[5]” ndërkohë që mediat saudite kanë shprehur kënaqësinë e tyre duke shkruar “Rusia është duke përzënë Iranin nga Siria.”[6]

Kuptohet se ata që kanë shprehur shqetësim në lidhje me hapin e fundit të Rusisë dhe e kanë interpretuar si një lëvizje për të prishur marrëdhëniet me Iranin e kanë parë marrëdhënien mes Iranit dhe Rusisë si në “aleancë strategjike.”

Ndërkohë ata kanë shprehur kënaqësi e knë interpretuar marrëdhënien Iran-Rusi njësoj si marrëdhëniet e SHBA-së me aleatët e saj në rajon.

Ndërkohë që, natyra e marrëdhënies mes Iranit dhe Rusisë në të vërtetë nuk le vend për ngritjen as të shpresave dhe as të shqetësimeve të këtilla.

Natyra e Marrëveshjeve Iran-Rusi

Marrëdhëniet mes Iranit dhe Rusisë nuk kanë qënë asnjëherë ‘aleancë strategjike’. Për të kuptuar se marrëdhënia mes Rusisë dhe Iranit nuk është ‘aleancë strategjike’ apo ‘ortakëri strategjike’ mjafton që ta krahasojmë këtë marrëdhënie me marrëdhëniet që Rusia ka me Amerikën, Anglinë dhe Izraelin.

Marrëdhënia mes Rusisë dhe Iranit qëndron shumë larg të përkufizuarit si ‘aleancë model’ apo ‘aleancë strategjike’ term i cili përdoret për përshkrimin e marrëdhënieve të Amerikës me Turqinë, Egjipitin, Pakistanin dhe vendet e gjirit, edhe pse një përkufizim i këtillëështë i diskutueshëm.

Pavarësisht se palët gjatë deklaratave të ndryshme mund të kenë përdorur termin ‘strategjike’ për të përkufizuar për kortezi diplomatike thellësinë e marrëdhënieve dypalëshe, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Iranit kanë qënë gjithnjë marrëdhënie intersi të kufizuara në fusha të caktuara dhe në periudha kohore të caktuara.

Madje, edhe pse në luftën e Sirisë të dyja palët kanë bashkëpunuar si aleatë strategjikë, duke qënë se e kanë parë këtë luftë si një kërcënim për interesat e tyre shtetërore, natyra e përhershme e marrëdhënieve Teheran-Moskë nuk ka ndryshuar në asnjë moment.

Për shembull, Irani i ka dhënë një leje të përkohshme avionëve ushtarakë rusë që të përdorn bazën ajërore ushtarake Noje në Hemedan për të luftuar kundër ISIS-it; megjithatë Rusia e ka kundërshtuar në formë të prerë për t’i dhënë ndonjë bazë ushtarake.

Në të njëjtën mënyrë, edhe në bisedimet për programin bërthamor Rusia nuk ka mbajtur ndonjë qëndrim si aleate strategjike e Iranit. Madje është munduar ta përdorë në favorin e saj faktin që Irani mbahej nën presion.

Për shembull, nuk e ka përdorur veton në vendimin e Këshillit të Sigurimit për të vendosur sanksione. Ndërkohë që perëndimorët i bënin presion Iranit që të mbyllte centralët e pastrimit të uraniumit në Irani, Moska i propozoi Teheranit që të bëhej ortak në zhvillimin e centralëve të Rusisë.

E ka dorëzuar centralin mbërthamor Bushehr vite pasi i kishte mbaruar afati i përfundmit. Ndërkohë që kërcënimet e SHBA-së dhe Izraelit kundrejt centralëve bërthamorë, Rusia nuk i ka dorëzuar për vite me rradhë raketat mbrojtëseS-300 për të cilat Irani kishte paguar tashmë me pretendimin se ishin vënë në zbatim sanksionet e OKB-së.

Në çfarë distance qëndron Rusia me Iranin dhe Izraelin?

Pavarësisht se Rusia dhe Irani qëndrojnë në të njëjtin front në Siri, ndërkohë që Izraeli është në frontin kundërshtar, Rusia ka mbajtur një qëndrim të barazlarguar nga Izraeli dhe Irani.

Për shembull, shkëmbimi tregtar mes Iranit dhe Rusisë, që në pamje të jashtme duken si aleate në vitin 2016 është rritur me 70 përqind, që do të thotë arriti deri në 2.5 miliardë dollarë.[7]

Shkëmbimi tregtar mes Izraelit dhe Rusisëqë prej vitit 2016 është në shifrat e 2 miliardë dollarëve.[8]

Kur mendojmë se shkëmbimi tregtar mes Turqisë dhe Izraelit për vitin 2017 ka qënë5 miliardë dollarë,[9]është e vështirë të thuash se Irani ddhe Rusia janë ortakë strategjikë ndërkohë që shkëmbimi i tyre tregtar arrin vetëm në vlerën e 205 milirdë dollarëve.

Varësia e ndërsjellë e Rusisë me Izraelin

Nga ana tjetër, parë nga këndvështrimi i marrëdhënieve shoqërore, ndërvarësia mes Rusisë dhe Izraelit është shumë herë më e fortë dhe e pakrahasueshme me Iranin. Në fund të fundit, një e treta e popullësisë izraelite përbëhet nga hebrenjë rusë dhe në Rusi jetojnë më shumë se 100 mijë shtetas izraelitë.

Po kështu edhe qëndrimi që ka mbajtur Rusia në përshkrimin e qëndrimit të saj në luftën e Sirisë pavarësisht se ndodhej në fronte tërësisht të kundërta me Izraelin është për t’u marrë shembull.

Gazeta iraniane, Hadi Hosrovşahin ka ribotuar një pjesë të shkrimtit të shtatorit të revistës Foreign Affairs në lidhje me marrëdhëniet e forta mes Rusisë dhe Izraelit duke u shprehur se:

“Pa kaluar shumë kohë që nga prezenca ushtarake ruse në luftën e brendshme të Sirisë, është krijuar njëlidhje telefonike emergjence me qendrës drejtuese të Rusisë në bazën ajërore Hmejmim me konandën e forcave ajërore izraelite.

Një gjë e këtillëështë bërë që forcat ajërore ruse de forcat ajërore izraelite të mos përplasen me njëra-tjetrën në asnjë moment në terrenin sirian. Sipas deklaratave të një ish zyrtari të latë në ministrinë e mbrotes izraelite, Gjenerali Amos Gilad, nëpërmjet këtij koordinimi, pilotët rusë kishin të mundur të kryenin aktivitetin e tyre përgjatë kufirit Izrael-Siri pa shqetësimin e avionët e tyre mund të goditeshin nga forcat jërre izraelite, ndërkohë që pilotët izraeliitë vazhdonin të ushtronin aktivitetin e tyre duke goditur bazat ushtarake të Iranit dhe Hizbullahut pa shqetësimin se do të përballeshin me avionët ushtarakë rusë.

Vizioni i aleancës së re

Sipas takimit që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar më 17 maj në Soçi me Presidentin e Rusisë, Bassar Assad dhe sipas qëllimit që ka vënë më pas më 18 maj Kremli, Rusia nuk po përpiqet që të krijojë njëndryshim strukturor përsa i përket marrëdhënieve të saj me Iranin dhe me Izraelin.

Megjithatë, është qartësisht e dukshme që Kremlini kërkon që të vendosë në dimesione tërësisht të reja aleancën që ka me Iranin në Siri si dhe bashkëpunimin që ka me Izraelin aty.

Vizioni i ri që Kremlini ka parashikuar në lidhje me aleancën që ka me Iranin si dhe bashkëpunimin që ka me Izraelin mbështeten në argumentët e njëshmërisë territoriale dhe sovranitetit kombëtar të Sirisë. Për më tepër, ka për qëllim që t’i zgjasë më tej marrëdhëniet edhe me Iranin edhe me Izraelin.

Pra, ka për qëillim që pas luftës për të cilën folëm të krijojë një strukturë të re aleance dhe mjete të reja për Sirisë.

A është Teherani gati për ‘strukturimin e aleancës së re’?

Nga pikëpamja e Teheranit, Damasku, Liban dhe rezistenca palestineze përbëjnë njëaleatstrategjik që ndodhen në të njëjtin front kundër Izraelit.

Pavarësisht këtij këndvështrimi tërësisht të ndryshëm nga prespektiva e Moskës për Damaskun, Teherani mban të njëjtin këndvështrim përsa i përket çështjes së garantimit të njëshmërisë territoriale dhe sovranitetit kombëtar të Sirisë.

Në fakt, prezenca këshilltare ushtarake e Iranit dhe njësive të Hizbullahut në Siri mbështetet pikërisht në garantimin e njëshmërisë territoriale dhe sovranitetit kombëtar të Sirisë.

Nga ana tjetër, ishte pikërisht Irani ai që e bindi Rusinë që të ndërhynte ushtarakisht në Siri për këto arsye.[11]

Po kështu ishte pikërisht Irani ai që vuri vijën e kuqe për marrëveshjet e mundshme mes Rusisë dhe Amerikës kur u shpreh se “Nuk do të bëhet asnjë marrëveshje që nuk konsideron sovranitetin shtetëror të Sirisë”[12]

Për këtë arsye, nuk pritet që Teherani i cili e mbronn prezencën e tij ushtarake në Siri pikërisht për garantimin e njëshmërisë territoriale dhe sovranitetit kombëtar të Sirisë të tentojë të parandalojë ndonjë hap që do të garantojë këtë vetëm për të vazhduar prezencën e vet ushtarake.

Megjithatë, sipas deklaratës së ministrisë së jashmte më 20 maj nënkuptohet se Irani nuk është i gatshëm që të hapë bisedime me askënd tjetër përveç Damaskut për prezencën e tij ushtarake në Siri.

Qëndrimi i Rusisë nuk i jep besim Teheranit

Në momentin që Rusia i ka përcaktuar “Iranin dhe Hizbullahun si forca të huaja që duhet të tërhiqen nga Siria” mbështeten në argumentin e garantimit të njëshmërisë territoriale dhe sovranitetit kombëtar të Sirisë.

Megjithatë, sjelljet e mëposhtme të Rusisë të shfaqura në rradhë kronologjike nuk i japin besim Iranit:

9 Prill:Gjatë sulmit ajëror që Izraeli bëri në bazën ushtarake ajërore T-4 në Humus mbetën të vrarë 8 iranianë.[13] Duke pasur parasysh linjën telefonike të drejtpërdrejt të bazës ajërore Hmejmim me forcat ajërore izraelite, mendohet se një sulm i këtillë nuk do të organizohej pa marrë konfirmimin e Rusisë.

14 Prill:Pas sulmit që SHBA-ja, Anglia dhe Franca bënë kundër Sirisë me pretekstin e përdorimit të lëndëve kimike[14], Rusia ka bërë me dije se mund të dërgojë S-300 në Siri.[15] Megjithatë, pas kërcënimeve të Izraelit,[16] Rusia e ka nxjerrë nga aktualiteti çështjen e dërgimit të njëpasnjëshëm[17] të S-300 në Siri.[18]

25 Prill:Ambasadori rus në Izrael, Aleksander Shein është shprehur kështu për shtypin izraelit: “Përsa i përket çështjes siriane mes nesh ka koordinim dhe shkëmbim informacioni. Ministrat e mbrojtjes përkatës të të dy vendëve janë bashkëpunim. Rusia gjithnjë merr prasysh shqetësimet e parashtruara përsa i përket mbrojtjes së sigurisë kombëtare të Izraelit. (…) Sigurisht që ne na shqetësojnë kërcënimet dhe tensioni i vazhdueshëm i ndërsjellë përsa i përket marrëdhënieve Izraeli-Iran. Tashmë ka ardhur koha që të merremi me çështen e prezencës iraniane në Siri. Një situatë e këtillë mund të sjellë që punët të shkojnë keq dhe mund t’i hapë rrugë një kërcënimi për Lindjen e Mesme.”[19]

9 Maj:Izraeli ka sulmuar një depo ushtarake në jug të Sirisë që pretendonte se i përkiste iranianëve. [20] Një ditë më pas, ushtria siriane goditi me raketa 10 baza ushtarake në Golan, duke iu kundër-përgjigjur sulmit izraelit.[21]

Rusia ka mbajtur të njëjtin qëndrime Francën, Anglinë dhe Amerikën që e kanë sulmuar Sirinë përsa i përket ngjarjeve të 10 majit. Nuk i ka dënuar sulmet e Izraelit, por ka kërkuar vetëm uljen e tensioneve.[22]

28 Maj: Ministri i jashtëm Lavrov është shprehur se “të gjitha forcat rajonale përveç forcave të ushtrisë siriane duhet të tërhiqen nga Siria. Në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit duhet të qëndrojë vetëm ushtria siriane.”[23] Një ditë pas kësaj deklarate të Lavrovit, në këmbim të kërkesës së Rusisë për tërheqjen e Iranit nga Siri i ka propozuar se do të tërhiqet nga baza ushtrake Tenef. [24]

Përfundimi:

Sipas agjencisës së lajmeve Tasnim, nga një lajm që kanë përkthyer nga gazeta Nezavisimaya është bërë me dije se shtypi izraelit pranon se ekziston një marrëveshje pa shkruar mes Rusisë dhe Izraelit e cila në thelb nën kupton se ‘shteti hebre’ e pranon ekzistencën e qeverisë siriane; megjithatë kërkon që të tërhiqen nga aty njësitë ushtarake të Iranit dhe njësitë e tjera mbështetëse të tij.[25]

Pika që tërheq vëmendjen në këtë lajm është fakti se Izraeli do të pranojësovranitetinkombëtar të Sirisë me kusht që Irani të tërhiqet nga aty. Sipas këtij lajmi, ministri i mbrojtjes Avigdor Lieberman dotë zhvillonte një takim në lidhje me këtë çështje gjatë vizitës së tij në Rusi më 30 maj.

Kjo gjë vërteton se Izraeli, i cili në vitin 2015 ishte ulur në tryezë me pretendimin për të marrë ndonjë copë ngë Siria e kthyer nëomletë[26], tashmëështë kthyer nga pala e ‘gjelave dhe pulave’ në palën që duan të formojnë një ‘vezë të plotë.’

Agjensia e lajmeve Sputnik ka bërë me dije se si rezultat i vizitës së Lieberman në Rusi, vetë përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka bërë me dije se Vasily Nebenzya është arritur në një marrëveshje sipas të cilës do të tërhiqen nga pjesa jugore e Sirisë ushtarët iranianë.[27]

Përfaqësuesi rus, duke iu referuar lajmeve në lidhje me fakti se Irani dhe Izraeli kanë zhvilluar takime në Jordiani në mënyrë të jo të drejtpërdrejtë; është shprehur se Irani ka pranuar që të tërheqë forcat, megjithatëështë shprehur se nuk është një dijeni të faktin nëse marrëveshja është vënë në zbatim apo jo.

Nëse këto lajme janë të vërteta, atëherë kuptohet se Teherani nuk ka dalë kundër Rusisë në ‘vizionin e saj për aleancën e re’ që kemi përshkruar më lart.

Sipas vizionit të ri duket se të gjitha palët dalin të fituara.

Fitorja e Iranit; Sepse Damasku vazhdon që të mbrojë sovranitetin kombëtar në kufirin me Izraelin.

Fitorja e Rusisë; sepse i gjehet zgjidhje me kompromis një risku të madh që mund të kthehej në një luftë të madhe. Në këtë mënyrë nuk dëmtohet aleanca e Rusisë me Iranin dhe as bashkëpunimi me Izraelin.

Edhe pse jo Izraeli, qeveriaNetanyahu del me fitore; sepse Netanyahu, për të cilin është hapur hetimi për korrupsion, ka nevojë që të tregojë një histori fitoreje me titullin ‘njeriu që dëboi Iranin nga kufiri i Sirisë.’

Po pse nuk ka dalë me fitore Izraeli: përgjigjja e kësaj pyetjeje fshihet në deklaratën e dhënë për gazetën Nezavisimaya nga Kryetari i Qendrës së Kërkimeve Islame të Insitutit të Rinovimit dhe Gjallërimit, Kirill Semenov:

Semenov shprehet kështu: “Ky hap është një dhuratë që Moska është duke ia bërë Damaskut. Në këtë mënyrë, territoret në jug të vendit do të kalojnë në kontrollin e ushtrisë siriane të Bashar Assadit. Sigurisht që nuk mund të japim asnjë garanci që forcat ushtarake iraniane dhe Hizbullahu që kanë marrëdhënie shumë të ngushta me forcat shtetorore nuk do të hyjnë në këto zona.”

[1]YDH. 17 Maj 2018. Kremlin: Së shpejti do të fillojë procesi i largimit të forcave të huaja nga Siria http://www.ydh.com.tr/HD15641_kremlin–suriyeden-yabanci-guclerin-cikma-sureci-yakinda-baslayacak.html

[2]Habertürk. 21 Maj 2018. Kasëmi: Askush nuk mund ta detyrojë Iranin që të tërhiqet nga Siria! http://www.haberturk.com/kasimi-kimse-iran-i-bir-seye-zorlayamaz-1976996

[3]YDH. 23 Maj 2018. Përgjigja e Iranit dhe Hizbullahut nga Damasku për Rusinë http://www.ydh.com.tr/HD15646_samdan-rusyaya-iran-ve-hizbullah-cevabi.html

[4]Andrey Sushentsov, National Interest, 15 Maj 2018. A Russian View on America’s Withdrawal from the Iran Deal http://nationalinterest.org/feature/russian-view-americas-withdrawal-the-iran-deal-25836

[5]Irdiplomacy, Ali Omidi, روسیه و آینده ما در سوریه1 Qershor 2018. http://www.irdiplomacy.ir/fa/page/1977012/% D9%87.html

[6]Sharku’l Avsat, 27 Maj 2018. Rrëshqitja e këmbës së Iranit në Siri https://turkish.aawsat.com/2018/05/article55402236/suriyede-iranin-ayagini-kaydirmak

[7]Agjencia e Lajmeve Mehr, 18 Prill 2017. حجم تجارت ایران و روسیه ۷۰ درصد افزایش یافت https://www.mehrnews.com/news/3956225/%D8%AD%D8%AC%D9%85-%D8%AA%D8%AC%D8%A7%D8%B1%D8%AA-%D8%A7%DB%8C%D8%B1%D8%A7%D9%86-%D9%88-%D8%B1%D9%88%D8%B3%DB%8C%D9%87-%DB%B7%DB%B0-%D8%AF%D8%B1%D8%B5%D8%AF-%D8%A7%D9%81%D8%B2%D8%A7%DB%8C%D8%B4-%DB%8C%D8%A7%D9%81%D8%AA

[8]Middle East Eye, 10 Nëntor 2016. Russian PM Medvedev in Israel to boost trade ties http://www.middleeasteye.net/news/russian-pm-medvedev-israel-trade-talks-1477492445

[9]Ministria Turke e Ekonomisë: Vlerat e Tregtisë së Jashtme mes Turqisë dhe Izraelit. https://www.ekonomi.gov.tr/portal/faces/home/disIliskiler/ulkeler/ulke-detay/%C4%B0srail/html-viewer-ulkeler;jsessionid=vp-7-pUaoKxGQ8IGDklHWbQaY1ENVurc1xoGuixmafAAYbNZDm8g!1188699783?contentId=UCM%23dDocName%3AEK-160225&contentTitle=T%C3%BCrkiye%20ile%20Ticaret&_afrLoop=27110328773888454&_afrWindowMode

=0&_afrWindowId=null&_adf.ctrl-state=fi8hd1wjt_1#!%40%40%3F_afrWindowId%3Dnull%26_afrLoop%3D27110328773888454%26contentId%3DUCM%

2523dDocName%253AEK-160225%26contentTitle%3DT%25C3%25BCrkiye%2Bile%2BTicaret%26_afrWindowMode%3D0%26_adf.ctrl-state%3Dfi8hd1wjt_5

[10]İrdiplomacy, 30 Maj 2018. شوک شام http://www.irdiplomacy.ir/fa/page/1976991/%D8%B4%D9%88%DA%A9+%D8%B4%D8%A7%D9%85.html

[11]YDH. 5 Dhjetor 2015 Iran: Tensioni mes Rusisë dhe Turqisë nuk është në të mirë të rajonit http://www.ydh.com.tr/HD14326_iran–turkiye-rusya-gerilimi-bolgenin-yararina-degil.html

[12]YDH. 15 Korrik 2017. Iran: Nuk do të bëhet asnjë marrëveshje që nuk konsideron sovranitetin shtetëror të Sirisëhttp://ydh.com.tr/haber.php?HID=15342

[13]Sputnik, 9 Prill 2018. ‘Izraeli e ka infrmuar SHBA-në përpara se të godiste bazën ushtarake në Siri’ https://tr.sputniknews.com/abd/201804091032960237-israil-suriye-deki-hava-ussunu-vurmadan-once-abd-yi-bilgilendirdi/

[14]NTV. 14 Prill 2018. SHBA-ja, Anglia dhe Franca kanë sulmuar Sirinë https://www.ntv.com.tr/dunya/abd-ingiltere-ve-fransa-suriyeyi-vurdu-saldirida-tomahawk-fuzeleri-kullanildi,SxAZmgyOJUSYjkimGgWnZQ

[15]Yeni Şafak 14 Maj 2018. Lëvizja e Rusisë kundër SHBA-së: Mund të dërgojmë S-300 në Siri https://www.yenisafak.com/dunya/rusya-acikladi-suriyeye-s-300-gonderebiliriz-3225032

[16]Sputnik. 24 Prill 2018 Izrael: Nëse Siria përdor kundër nes S-300, ne do t’i shkatërrojmë ato https://tr.sputniknews.com/ortadogu/201804241033161646-israil-savunma-bakani-suriye-bize-karsi-kullanirsa-s-ucyuzleri-imha-ederiz/

[17]Sputnik. 19 Prill 2018. Deklarata e Peskov në lidhje me dërgimin e S-300 në Siri https://tr.sputniknews.com/savunma/201804191033102325-peskov-suriye-s300-fuze-aciklama/

[18]Sputnik. 23 Prill 2018 Lavrov: Ende nuk është marrë vendimi në lidhje me eksportimin e S-300 në Sirihttps://tr.sputniknews.com/rusya/201804231033146979-lavrov-suriye-s300-karar-verilmedi/

[19]Ynet News. 25 Prill 2018. Russian SC chief meets Israeli, Iranian counterparts https://www.ynetnews.com/articles/0,7340,L-5240745,00.html

[20]NTV. 9 Maj 2018. Pretendimi se “Izraeli ka goditur depot ushtarake të Iranit në Siri” https://www.ntv.com.tr/dunya/israil-suriyede-iran-mevzilerini-vurdu-iddiasi,oPX-NQYnDUCJWTkE41foYA

[21]YDH. 10 Maj 2018. 10 bazat ushtarake izraelite të goditura nga Siria http://www.ydh.com.tr/HD15634_suriye-tarafindan-vurulan-10-israil-askeri-ussu.html

[22]Habertürk, 10 Maj 2018. Deklaratat e SHBA-së dhe Rusisë në lidhje me tensionin mes Iranit dhe Izraelit!http://www.haberturk.com/iran-israil-gerilimiyle-ilgili-abd-ve-rusya-dan-aciklama-1958526

[23]Sputnik 28 Maj 2018. Lavrov: Po dalin në dritë organizatat terroriste të lidhura me ISIS-in në rajon të cilat mbështeten nga SHBA-ja. https://tr.sputniknews.com/ortadogu/201805281033620697-lavrov-suriye-abd-isid/

[24]Aydınlık. 29 Maj 2018. https://www.aydinlik.com.tr/abd-den-rusya-ya-guney-suriye-teklifi-iran-i-cekin-tanf-i-kapatalim-dunya-mayis-2018

[25]Tasnim 29 Maj 2018. آیا معامله نانوشته‌ای در مورد سوریه بین روسیه و اسرائیل وجود دارد؟ https://www.tasnimnews.com/fa/news/1397/03/09/1738775/%D8

[26]Hürriyet. 21 Korrik 2015. Siria tashmë është kthyer në një omletë http://www.hurriyet.com.tr/suriye-artik-omlet-oldu-29606320

[27]Sputnik. 1 Qershor 2018. نيبينزيا: تم التوصل لاتفاق على خروج القوات الإيرانية من جنوب غربي سوريا https://arabic.sputniknews.com/russia/201806011032780593-%D8

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML