Bota Opinion

Cilat janë faktet që fshihen nga sulmi me gaz në Siri? Kush po luan me jetët e civilëve?

Paul Antonopoulos

Të paktën 58 persona u vranë në një sulm të tmerrshëm me gaz në Idlib dje. Megjithatë, edhe para se të zhvilloheshin hetimet dhe të dilnin dëshmitë, Federika Mogerini, politikania italiane dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, ka dënuar qeverinë siriane duke deklaruar se “regjimi i Asadit mban përgjegjësi për ‘sulmin e tmerrshëm kimik’ në Siri”.

Akuza e menjëhershme nga një zyrtare e rangut të lartë të BE-së i shërben një precedenti të rrezikshëm që mund të shkaktojë protesta publike edhe para se të mund të dalin të vërtetat rreth tragjedisë.

Presidenti izraelit Benjamin Netanjahu u bashkua me dënimin, po ashtu edhe Amnesty International.

Pak orë pas sulmit të pretenduar me armë kimike në Khan Sheikhun, filluan të dilnin të palarat nga burimet e opozitës, duke diskredituar pretendimet e Helmetave të Bardha të lidhura me Al-Kaedën.

Në foton e mësipërme, Helmetat e Bardha po trajtojnë kufomat e njerëzve pa veshje të mjaftueshme sigurie, me maska ​​ kryesisht të përdorura, si dhe pa doreza. Edhe pse kjo mund të duket e parëndësishme, të kuptuarit e natyrës së gazit sarin që opozita pretendon të jetë përdorur, vetëm sjell pikëpyetje.

Brenda pak sekondash pas ekspozimit ndaj sarinit, gazi fillon të prekë muskujt dhe sistemin nervor. Ndodh një lëshim pothuajse i menjëhershëm i zorrëve dhe fshikëzës, dhe të vjellat janë të detyruara. Kur sarini përdoret në një zonë të përqëndruar, ai ka gjasa të vrasë mijëra njerëz. Një gaz i tillë i rrezikshëm, dhe Helmetat e Bardha po i trajtojnë trupat me pak shqetësim për lëkurën e tyre të ekspozuar. Kjo ngre shumë pyetje.

Gjithashtu lind pyeta se si një “mjek” në një spital plot me viktima prej gazit sarin ka kohë të postojë në Twitter dhe të bërë telefonata me video. Megjithatë kjo ndoshta do të anashkalohet dhe do të harrohet.

Është e ditur se rreth 250 njerëz nga Maxhdali dhe Hatabi janë rrëmbyer nga terroristët e al-Kaedës javën e kaluar. Burimet lokale kanë pohuar se shumë prej të vdekurve nga armët kimike ishin ata nga Maxhdali dhe Hatabi.

Kjo do të sugjeronte se në prag të bisedimeve të ardhshme të paqes, forcat terroriste kanë krijuar edhe një herë një skenar të rremë. Kjo ka ngjashmëri me sulmin e armëve kimike në Ghouta në vitin 2013, ku ushtria siriane u akuzua për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në ditën që inspektorët e armëve të Kombeve të Bashkuara mbërritën në Damask.

Më vonë, në një pretendim të veçantë të përdorimit të armëve kimike, Carla del Ponte, një inspektore e armëve të OKB-së tha se nuk kishte prova që qeveria të kishte kryer mizorinë. Kjo megjithatë nuk i kishte ndalur thirrjet për ndërhyrje kundër qeverisë siriane, diçka që forcat militante dëshironin të ndodhte nga përdorimi prej tyre i armëve kimike kundër civilëve në Khan-al-Assal.

Prandaj, është plotësisht befasuese që Orient TV ka përgatitur tashmë një “fushatë mediatike” për të mbuluar sulmet ajrore ruse dhe siriane kundër forcave terroriste në fshatin Hama, mes pretendimeve se forcat ajrore kanë përdorur armë kimike. Dhe më domethënës është njoftimi për mbulimin e përdorimit të armëve kimike nga qeveria siriane disa orë madje përpara se ky pretendim të dilte… Duket sikur dikush harroi t’i tregonte atij para se ai të postonte se ajo nuk do të ndodhte edhe për disa orë.

Ndërkohë, rreth trupave të të vrarëve janë fotografuar kamionë. Përsëri, ngrihet pyetja se pse ka njerëz rreth gazit sarin pa asnjë veshje mbrojtëse, dhe që nuk ndikohen aspak kur ai mund të fillojë të sulmojë trupin brenda disa sekondash? Gjithashtu, kamionët mbeten në përputhje me atë që burimet lokale kanë thënë se shumë nga të vdekurit ishin rrëmbyer nga terroristët e al-Kaedës nga qytetet pro-qeveritare në Hama.

Gjithashtu, diçka që ka ngritur pikëpyetje është vendi nga del zorra në foton më poshtë; një e çarë në shkëmb. Kjo gjithashtu sugjeron se vendi është në një bazë të Helmetave të Bardha, ku ka pajime të fshehura në brendësi të shkëmbit dhe ku ata kanë qasje të lehtë ndaj pajisjeve.

Në përgjigje të akuzave, ushtarët sirianë të Ushtrisë Arabe në veri të Hamas kanë mohuar përdorimin e kimikateve. Kjo është në përputhje me Ministrinë ruse të Mbrojtjes e cila mohoi çdo përfshirje në sulm.

Ushtria “nuk i ka përdorur ato, as në të kaluarën dhe as në të ardhmen, sepse ajo madje as nuk i ka ato materiale,” tha një burim ushtarak.

Dhe kjo sigurisht ngre pyetjen: Meqë ushtria siriane dhe aleatët e saj janë në një pozitë të rehatshme në Siri, duke bërë përparime në të gjithë vendin dhe duke rimarrë pikat e humbura në Hama, pse duhet që ata të mbështeten në përdorimin e armëve kimike? Kjo është një pyetje shumë e thjeshtë pa një përgjigje të qartë. Ideja që në prag të një konference për Sirinë në Bruksel dhe një javë përpara se të rifillojnë negociatat për paqe, qeveria siriane përdor armë kimike haptazi, sfidon çdo logjikë. Të gjitha provat sugjerojnë se ky është një tjetër pretendim i rremë për sulm kimik i bërë kundër qeverisë, siç shihet në sulmin e vitit 2013 në Khan-al-Assal, ku grupet terroriste shpresuan se “vija e kuqe” e ish-presidentit Obama do të kalohej duke çuar në ndërhyrjen e SHBA-së në Siri kundër qeverisë.

Megjithatë, fakti më domethënës është që raporti më i fundit tregon se qeveria nuk e mohon sulmin ajror në Khan Sheikhoun. Yusha Yuseef (gazetar) i Al-Masdarit u informua nga ushtria siriane që forcat ajrore kishin nën shënjestër një fabrikë raketash në Khan Sheikoun, duke përdorur avionët luftarakë Su-22 të prodhuar në Rusi për të kryer sulmin. Më e rëndësishmja, bombat e Su-22 janë unike dhe nuk mund të jenë të mbushura me asnjë substancë kimike, gjë që është e ndryshme nga bombat e lëshuara nga helikopterët luftarakë. Pastaj gazetarit iu tha se forcat ajrore siriane nuk e dinë të ketë pasur ndonjë substancë kimike brenda fabrikës raketore në Khan Sheikhoun. Mbetet të mësohet nëse në të vërtetë kishte kimikate në fabrikën e raketave të shënjestruar nga sulmet ajrore, apo nëse forcat terroriste kanë përdorur gaz mbi civilët e rrëmbyer nga qytetet pro-qeveritare dhe i kanë sjellë ata me kamionë në vendin e sulmeve ajrore. Qofshin ata të helmuar nga forcat militante apo nga sulmet ajrore që mund të kenë shkaktuar shpërthimin e një fabrike armësh kimike, vdekjet e tmerrshme të fëmijëve dhe shkuma që shihet në gojët e tyre për shkak të gazit mbetet në duart e terroristëve.

Prandaj, bëhet e qartë se zona e shënjestruar ishte patjetër një vend terrorist, ku dihet se Helmetat e Bardha ndajnë dhomat e operimit me forcat terroriste si Al-Kaeda, siç shihet pas çlirimit të Alepos lindor. Civilët dhe Forcat luftarake, duke përfshirë milicitë kurde, të gjithë kanë pohuar se grupet militante që veprojnë në Idlib, Hama dhe Alepo kanë përdorur armë kimike në të kaluarën. Prandaj, para se klithmat e luftës të fillojnë, dhe para se të fillojë edhe denoncimi i qeverisë nga zyrtarët e lartë në pozitat e pushtetit, duhet të jepet kohë në mënyrë që të mund të dalin të gjitha provat. Megjithatë, ky është një faktor i rëndësishëm që kurrë nuk ka ekzistuar në luftën siriane, dhe forcat terroriste vazhdojnë të shpresojnë se ndërhyrja perëndimore kundër qeverisë do të ndodhë, me koston e jetës së civilëve të pafajshëm. / © Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA