Çudira te zgjedhjet e socialistëve/ Garon i vetëm për kryetar të PS-së, kandidati humb zgjedhjet

Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste në Pukë. Por duket se në këtë qytet, edhe pse në garë ishte i vetëm kreu i deritanishëm, Marash Kolaj, nuk ka një fitues.

Kolaj i cili drejton PS-në e Pukës, prej dy mandatesh duket se nuk arriti të marrë shumicën e votave në zgjedhjet e kësaj të shtunë, teksa ka humbur me një diference të ngushtë postin që e mbante prej 8 vitesh. Kolaj duhet 50% të votave që të shpallej fitues.

Proçesi zgjedhor i cili u munitorua nga i deleguari i PS në qendër Alfred Peza duket se do të sjelle në PS-në e Pukës komandimin e një prej anëtarve të kryesisë deri në zgjedhjet e reja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne