Rajoni

Daçiç, Francës: Duhet të vendosni a jeni miq, partner apo kundërshtar të Serbisë

Pas raportimeve se Franca do të protestojë kundër gjithë atyre shteteve që do ta bëjnë tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës, ka reaguar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se Serbia do të vazhdojë t’i zbatojë politikat e saja.

“Dhe, për të gjithë ata që mendojnë ndryshe, duhet të vendosin nëse janë miq, partner apo që punojnë kundër Serbisë”, ka thënë Daçiq, shkruan Most.

“Edhe pse, ajo nuk më duket shumë e mundshme”.

“Por, askush nuk ka frikëson, duke na mësuar. Ne do të vazhdojmë t’ua shpjegojmë të gjithëve se rasti i Kosovës ishte shkëputje e dhunshme dhe separatizëm, çfarë është në kundërshtim me drejtësinë ndërkombëtare”.

Daçiq ka thënë se Serbia po arrin që të reduktojë njohjet e shtetësisë së kosovës.

“Është nervozuese për ata që mendojnë se kjo çështje është e zgjidhur dhe se është proces i pakthyeshëm, por ju po shini se ato po reduktohen”.

OPINIONE