Daçiç humb kontrollin në OKB, fyen Kosovën dhe Amerikën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç, e ka humbur toruan dhe pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka fyer ambasadoren e Kosovës, Vlora Citaku, dhe delegacionin që e shoqëronte.
 
Po ashtu, Daçiç, me fjalët që ka përdorur ka fyer edhe SHBA-në e Britaninë e Madhe duke i quajtur kolonialistë.
 
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Daçiq kishte shkuar tek ambasadorja e Çitaku e cila po fliste me përfaqësues të delegacioneve amerikane dhe britanike.
 
Siç duket edhe në video, Daçiq bërtet duke fyer ambasadoren Çitaku e cila edhe vet e ka konfirmuar një gjë të tillë.
 
“Ata me të cilët je dukë qëndruar janë kolonialistët tuaj”, citon Çitaku të ketë thënë Daçiq teksa ambasadorja e Kosovës ishte në prani të zyrtarëve amerikanë dhe britanikë./indeks
https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/videos/10156053641417414/
https://av.voanews.com/Videoroot/Pangeavideo/2019/06/2/20/204e35a4-f48c-4bcf-a410-69b6c09a61af_manifest.mpd

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne