Daçiç: Nuk sakrifikojmë Rusinë për SHBA

Ivica Daçiç këmbëngul se Serbia duhet të shohë më së pari interesat e saj, e në këtë prizëm, duhet ta vazhdojë politikën e ecjes mes Rusisë dhe Perëndimit.

Shefi i diplomacisë serbe tregoi se Beogradi nuk ka ndërmend të sakrifikojë marrëdhëniet me aleaten e tij të hershme Moskës, në këmbim të marrëdhënieve më të ngrohta me SHBA e BE-në. Bashkimi Europian është partneri më i madh tregtar i Serbisë dhe investitori kryesor i saj, ndërsa Rusia nga ana tjetër mbetet furnizuese numër një i vendit me naftë dhe gaz natyror. Përpos kësaj, Moska ka dhe marrëdhënie të ngushta ushtarake me serbët, të cilëve tani vonë i dhuroi 6 avionë luftarakë MiG-29. Kundërshtia e ashpër që i bën ajo anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara të cilin e ka bllokuar vazhdimisht, i vjen gjithashtu për shtat Beogradit. Më herët, duke bërë një krahasim çështjes së Kosovës dhe asaj të Katalonjës në Spanjë, ministri i Jashtëm serb ishte shprehur se “nëse Spanja mund të luftojë për të mbrojtur veten, atëherë dhe serbët mund të luftojnë për vendin e tyre”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne