Deklaratat e Erdoganit për uljen e tensioneve në Siri

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka theksuar që krijimi i rajoneve për uljen e tensioneve në Idlib dhe pesë rajone tjera të Sirisë, do të reduktojë për 50 % tensionet në Siri.

Erdogan pas kthimit nga Rusia, u tha gazetarëve se gjatë takimit me homologun e tij rus, ka propozuar krijimin e rajoneve për uljen e tensioneve në Idlib dhe pesë rajone tjera të Sirisë, do të reduktojë për 50 % tensionet në Siri. Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan, ranë dakord të heqin masat kufizuese në tregtinë e përbashkët dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur konfliktin në Siri, gjatë një takimi të mbajtur në Sochi të Rusisë. Më parë Rusia kishte propozuar kritjimin e zonave të sigurta ose reduktimin e tensioneve (në Siri), porpozim ky që ishte mirëpritur nga Turqia. Iniciativat ruse në këtë drejtim përfshijnë krijimin e zonave të sigurta në provincën Idlib, në veri të Homsi, në lindje të Gutes dhe jug të Sirisë. Është e sigurt se një nga temat kryesore në bisedimet që po zhvillohen në Astana për zgjidhjen e krizës në Siri, bisedime që po garantohen nga Irani, Rusia dhe Turqia, është krijimi i zonave të sigurisë dhe zgjidhja përfundimtare e krizës në Siri. Më parë, Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, deklaroi se mbështet sulmin ushtarak të Amerikës kundër Sirisë dhe tha se Turqia do të bëjë çdo gjë që është e mundur.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kërkoi nga Rusia që të rishikojë mbështetjen ndaj presidentit sirian Bashar Asad, pas sulmit me armë kimike ndaj civilëve në Idlib dhe sulmin e SHBA-ve në bazën ushtarake siriane në Homs. Vlen të theksohet se, Moska ka ndërmarrë masa shtrënguese në disa fusha, pas përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve, kur Turqia rrëzoi një avion rus në afërsi të kufirit sirian nëntorin e vitit 2015. Si kundërpërgjigje, Turqia vendosi një tarifë importi për disa mallra ruse. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, pas takimit, Putin nënvizoi se të gjitha këto kufizime dëmtojnë ekonominë dhe prodhuesit, ndaj të dyja vendet kanë rënë dakord për një zgjidhje komplekse të problemit. “Ne mund të themi tani, me bindje të plotë, se procesi i shërimit të marrëdhënieve ruso-turke ka përfunduar dhe ne po kthehemi te ndërveprimi normal mes partnerësh”, tha Putin./ PT

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne