Shqiperia

Delegacioni parlamentar me në krye Ruçin viziton sheikët e Katarit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kërkuar zgjerim të bashkëpunimit parlamentar me Katarin gjatë një vizite zyrtare. Ruçi i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh anëtar i grupit të miqësisë me Katarin, Taulant Balla, dhe deputetët Vilma Bello dhe Musa Ulqini, si edhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shipërisë, Genc Gjonçaj ndodhen në një vizitë zyrtare në Katar.

Ditën e djeshme Ruçi dhe delegacioni shqiptar u takuan me Kryetarin e Parlamentit të Katarit, Ahmad bin Ambudulla bin Zaid al-Mahmoud.

Gjatë takimi Kryetari i Kuvendit, Ruçi vuri në dukje se marrëdhëniet e mira dypalëshe me Katarin si edhe sugjeroi zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar, nëpërmjet rritjes së kontakteve të grupeve të miqësisë dhe bashkëpunimit midis komisioneve parlamentare, si edhe nxitjen e qeverive, institucioneve dhe sipërmarrjeve private të të dy vendeve për të rritur e zgjeruar bashkëpunimin midis tyre.

Ruçi nënvizoi gjithashtu se marrëveshjet e nënshkruara midis të dy vendeve duhet të fillojnë të zbatohen, në mënyrë që qytetarët dhe sipërmarrjet të përfitojnë prej tyre.

“Me interes për Shqipërinë do të ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe shtimi i investimeve nga Katari në projektet strategjike për vendin.Midis tyre, dëshiroj te nenvizoj aktivizimin e marrëveshjeve ekonomike e tregëtare të nënshkruara dhe përshpejtimin e atyre që janë në proçes, përshpejtimin e veprimeve të qeverise së Katarit për lehtësimin dhe heqjen e vizave për shqiptarët, bashkëpunimin në fushën e transporit ajror dhe hyrjen e Qatar Airëays për fluturime direkte Doha-Tiranë. etj”,- vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Parlamentit të Katarit, z. Ahmad bin Ambudulla bin Zaid al-Mahmoud vuri në dukje se Shteti i Katarit është mjaft i interesuar dhe i vendosur të zgjerojë dhe forcojë bashkëpunimin me Shqipërinë, si një vend mik. “Unë do të nxis qeverinë dhe kompanitë katareze të shqyrtojnë me kujdes propozimet e palës shqiptare dhe tu përgjigjen atyre me nisma konkrete bashkëpunimi”,- nënvizoi kryeparlamentari al-Mahmoud. Gjithashtu z. Ruçi kërkoi mbështetjen e Shtetit të Katarit edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

OPINIONE