Dëmshpërblehet me 85,000 dollarë Powell, muslimania që iu hoq shamia nga policia

Një qytet i Kalifornisë ka rënë dakord të paguajë 85,000 dollarë për të zgjidhur një padi të ngritur nga një grua muslimane, shamia e së cilës u hoq me forcë nga policia.

Këshilli mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), i cili njoftoi vendimin të enjten, kishte paditur qytetin e Long Beach në emër të Kirsty Powell, një muslimane afrikano-amerikane, “pasi policët me forcë i hoqën hixhabin në sy të meshkujve të tjerë oficerë dhe dhjetra të burgosurve.”

Powell, e cila mban mbulesën e kokës “si pjesë e besimit të saj fetar”, ishte “detyruar të kalonte tërë natën e ekspozuar në paraburgim, dhe e përshkroi përvojën si traumatizuese”, tha grupi i të drejtave.

Powell u arrestua gjatë një ndalese trafiku në maj të vitit 2015 për mandatet e papaguara që ishin pastruar prej kohësh.

Long Beach votoi të martën për të miratuar vendimin, tha CAIR, duke shtuar se komunitetet aty pranë kanë miratuar tashmë politika që mbrojnë veshjet fetare në paraburgim pas padive të ngjashme.

Tani oficeret femra janë të detyruara t’u heqin shamitë femrave të burgosura “kur është e nevojshme për sigurimin e oficerëve”, dhe kjo larg oficerëve meshkuj dhe të burgosurve, tha për Los Angeles Times avokati i qytetit Long Beach, Monte Machit.

Gjatë arrestimit, oficerët i thanë Powell se ajo duhet të hiqte shaminë e saj.

Asaj iu mohua kërkesa për një oficere femër, dhe iu mohua kërkesa për të mbajtur shaminë e saj në paraburgim.

“Unë nuk do të doja kurrë që dikush të përjetonte atë që unë ndjeva nga kjo përvojë”, tha Powell vitin e kaluar kur u paraqit padia, sipas CAIR. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne