Lideri i Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit është dënuar me burgim të përjetshëm.
Sipas agjencisë së lajmeve Sky News në gjuhën arabe, gjykata penale e Egjiptit të hënën ka dënuar Mohamed Badie, liderin e Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit me burgim të përjetshëm nën akuzat për lidhje me “Dhomën e operacioneve Rabia”. Kjo gjykatë po ashtu edhe për dy anëtarë tjerë të VM ka shqiptuar dënime me 15 përkatësisht 5 vite burgim. Gjykata penale e Egjiptit, në prill të vitit 2015 e kishte dënuar me ekzekutim liderin e VM së bashku me 13 pjesëtarë tjerë të kësaj lëvizje për lidhje me dosjen “Dhoma e operacioneve Rabia”, por instanca më e lartë e gjykatës e kishte anuluar këtë dënim dhe kishte urdhëruar të bëhet një rigjykim tjetër. Dosja “Dhoma e operacioneve Rabia” ka të bëjë me strehimin e anëtarëve dhe përkrahësve të VM përballë xhamisë Rabia Al Aduje në Kajro./ PT