Dënohen me burg disa anëtarë të komunitetit LGBT të sapoforuar në Egjipt

Gjashtëmbëdhjetë burra të arrestuar muajin e kaluar sepse ishin homoseksuale janë dënuar nga autoritetet në Egjipt me tre vjet burg.

Një gjykatë në Kajro i shpalli fajtorë për “nxitjen e shthurjes” dhe “marrëdhëniet seksuale jonormale”. Megjithatë, ta mund të lirohen me kusht nëse paguajnë 5.000 paund.

Organizata për të Drejtat e Njeriut (EIPR) thotë se të paktën 75 persona janë arrestuar që kur flamurët ylber u ngritën në një koncert më 22 shtator në kryeqytet, duke provokuar një protestë publike në vendin konservator.

Vetëm 10 nga arrestimet besohet se kanë qenë të lidhura me ngritjen e flamurit. Shumica e të tjerëve u kapën përmes aplikacioneve online, ku linin takime me meshkuj te tjerë.

Të paktën pesë burra i janë nënshtruar ekzaminimeve analitike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne