Denoncimi: Bëhet për spital punonjësja e policisë bashkiake dhe kolegu

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se dy punonjës së policisë bashkiake janë dhunuar nga disa biznesmenë dhe ngjarja është mbajtur e fshehtë.

Denoncimin, Berisha e bazon në një mesazh ardhur në adresë në tij.

Në një postim në Facebook, ish-kryeministri shkruan:

Goditet rende dhe behen per spital punonjesja e policise bashkiake dhe kolegu i saj.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor. Diten e premte rreth ore 5 te mbazdites ne rrugen e Dibres nje punonjese e policise bashkiake Tirane eshte goditur dhe dhunuar bashke me kolegun e saje nga disa persona qe kane nje biznes aty afer. Policet u derguan ne spital dhe ata jan shoqeruar ne polici. Por po mbahet e fshehte dhe ne asnje media nuk eshte raportuar kjo ngjarje e rende. Ju lutem ononim./BoldNews/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne