Deputetët e PD ngujohen në sallën e parlamentit, seanca në 18:00

Deputetët e Partisë Demokratike nuk do të levizin nga salla e Kuvendit deri në nisje të seancës së re në orën 18:00. Sipas opozitës, miratimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore duhet të paraprihet nga debati parlamentar.

Por kërkesa e demokratëve gjeti të papërgatitur si deputetët e PS-së, ashtu edhe ata të LSI-së, që propozuan shtyrjen e debatit për zgjedhjet për javën e ardhshme.

Nga përplasja, lindi edhe konflikti që çoi deri në përjashtimin e Lulzim Bashës nga parlamenti. Pas vendimit të Gramoz Ruçit për ta përjashtuar Bashën, i gjithë grupi parlamentar i PD qëndroi përreth foltores së parlamentit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne