Deputeti mysliman amerikan kritikon ashpër heshtjen e Trump përballë sulmeve ndaj xhamisë në Minesota

Deputeti mysliman amerikan i shtetit Minesota në Kongresin amerikan, ka dënuar heshtjen e presidentit amerikan Donald Trump përballë shpërthimit pranë xhamisë në Minesota.

Keith Ellison, deputeti i parë mysliman në Kongresin amerikan, në deklaratën e tij, ka kërkuar nga Donald Trump të dënojë shpërthimin në xhaminë dhe qendrën islamike Al Faruk, në shtetin Minesota dhe t’a quajë atë akt terrorist. Ky deputet mysliman në vazhdim ka shtuar se heshtja e Trump përballë këtij shpërthimi dëshmon urrejtjen e tij ndaj myslimanëve. Qendra islamike Al Faruk në qytetin Bolomington në shtetin Minesota, të shtunën është djegur për shkak të një shpërthimi me bombë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne