Me dhjetëra femra palestineze në burgjet e regjimit sionist

Organizata për Çështje të të Burgosurve Palestinezë ka deklaruar se me arrestimin e tetë femrave palestineze në muajin Ramazanit, numri i femrave palestineze në burgjet e regjimit sionist arriti në 58 femra.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Organizata për Çështje të të Burgosurve Palestinezë të shtunën në një raport të saj deklaroi se femrat palestineze të burgosura në burgjet e regjimit sionist, po mbahen në kushte shumë të vështira dhe 13 prej tyre janë adoleshente. Gjatë muajit maj, forcat okupatore të Izraelit kanë arrestuar 370 palestinezë që dhjetë prej këtyre arrestimeve janë kryer në Rripin e Gazës. Forcat sionist gjatë muajit maj kanë arrestuar shtatë peshkatarë palestineze në brigjet e Rripit të Gazës dhe një prej tyre e kanë vrarë duke e qëlluar me plumb./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne