Dhunonte bashkëshorten, vlonjati kapet në flagrancë nga policia

Një vajzë 19 -vjeçare ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj për dhunë.

Blutë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E.V., 31 vjeç.

“Ky shtetas u kap në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 19 vjeçare”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Tpz

(Foto ilustruese)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne