Shqiperia

Digjet makina e biznesmenit në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një automjet është djegur gjatë natës në Vlorë.

Raportohet se makina është në pronësi të biznesmenit Edi Alikaj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur poshtë banesës së tij, në zonën e njohur te Xhamia.

Paraprakisht dyshohet se djegia e makinës është e qëllimshme.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.