Bota

Dijetarët muslimanë thërrasin për dialog në krizën e Kirgistanit

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë (UBDM) u ka bërë thirrje palëve të krizës në Kirgistan të angazhohen në dialog serioz për të arritur një zgjidhje që mbron sovranitetin e vendit.

Në një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i unionit, Ali Qaradaghi, shprehu shqetësimin e tij mbi krizën atje dhe bëri thirrje për dialog.

Ai i bëri thirrje qeverisë, popullit dhe opozitës së Kirgistanit që demonstratat e tyre të jenë paqësore dhe të përfshihen në një dialog që “ruan pavarësinë dhe sovranitetin e Kirgistanit dhe parandalon çdo ndërhyrje të jashtme”.

Të martën, kryeministri i Kirgistanit, Kubatbek Boronov, së bashku me Dastan Jumabekov, kryetarin e parlamentit të vendit, njoftuan dorëheqjen e tyre përshkak të krizës.

Komisioni zgjedhor në Kirgistan anuloi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.

Para anulimit të rezultateve, komisioni zgjedhor njoftoi se vetëm katër nga 16 partitë arritën të kapërcenin pragun parlamentar.

Që nga e diela, mbështetësit e partive që nuk arritën të kalojnë pragun njoftuan mosnjohejen e rezultateve të zgjedhjeve, duke pretenduar se procesi zgjedhor nuk ishte i drejtë.

Përleshjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë shkaktuan vdekjen e një personi dhe plagosjen e 590 të tjerëve./AA

OPINIONE

INTERVISTA