Diplomati rus: Marrëveshja bërthamore do të ruhet me bashkëpunimin e palëve

Përfaqësuesi I Rusisë në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vienë, ditën e mërkurë me anë të një mesazhi në Twitter deklaroi se të gjitha palët nënshkruese të marrëveshjes bërthamore duhet ta ruajnë atë.

Mikail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vienë tha se marrëveshja bërthamore do të ruhet nga të gjithë anëtarët nënshkrues të saj. Ulyanov në përgjigje të deklaratës së Josep Borrel shefi i politikës së jashtëm të BE deklaroi: Me bashkëpunimin dhe përpjekjet e Gjermanisë, Britanisë, Iranit, Kinës, Rusisë dhe Francës marrëveshja bërthamore do të ruhet. Josep Borrel me rastin e 5-vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore theksoi se ruajtja e marrëveshjes bërthamore jo vetëm që është e domosdoshme por jetike dhe nëse ajo shkatërrohet nuk do të ketë asnjë opsion tjetër zëvendësues. 5 vjet më parë më 14 korrik të vitit 2015 u nënshkrua marrëveshja bërthamore mes Iranit, Francës, Amerikës, Kinës, Rusisë, Gjermanisë dhe Britanisë së bashku me BE. Marrëveshja në fjalë u nënshkrua në Vienë nën programin e përbashkët të veprimit. Mirëpo më 8 maj 2018 Donald Trump president i Amerikës tërhoqi Amerikën në formë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore dhe riktheu sanksionet e njëanshme dhe të jashtëligjshme amerikane kundër Iranit./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne