Disfata e parë e SHBA pas  fitores  të Luftës së Ftohtë 30 vjet më parë

Pirro Prifti

Ngjarjet e fundit kanë shkaktuar habi të madhe tek aleatët e SHBA, por  një zhgënjim të madh në Afganistan dhe në të gjithë ato vënde ku SHBA ka ndërhyrë për të vendosur demkoracinë perëndimore dhe për të luftuar ekstremizmin islamik, apo siç qe quante Obama, Pranvera Arabe. Kjo Pranverë arabe e  Presidentëve Demokratëve amerikanë përfundoi në një dimër  të hidhur arab  dhe në një dështim në strategjinë e tyre jashtë SHBA.

Pas 20 vitesh luftë në Afganistan përsëri tashmë Talebanët morën pushtetin dhe ditën e Hënë pasi hynë pothuajse pa luftë në Kabul. Sigurisht Talebanët luftuan për 20 vite rresht kundër NATO-s me të cilën u rreshtua dhe një battalion nga shteti shqiptar, por pas vendimit të tërheqjes së trupave  të mbetura amerikane nga Afganistani, brënda javës Talebanët i morën qytetet një e nga një pa ndonjë rezistencë të madhe ushtria  e qeverisë pro-amerikane të drejtuar nga Hamid Karzai.

Gati 3 trilionë dollarë amerikanë ndihma  për ushtrinë dhe për stabilitetin e Afganistanit dhe Irakut, të derdhura nga SHBA për 20 vjet, shkuan dëm. Me mijra afganë që ndihmuan NATO-n dhe amerikanët, tani detyrohen të largohen nga vëndi i tyre në panik,  për ti lënë vëndin talebanëve.

Në dallim nga Muxhahidinët e vitit 1989 të cilët pas tërheqjes së BRSS së asaj kohe, mezi e morën pyshtetin pas 4 vitesh luftime të egra me përkrahësit e qeverisë majtiste të Babrak Karmal-it të cilët 10 vite më parë në 1979 kërkuan ndihmë nga BRSS për të penguar muxhahidinët myslimanë, të pajisur me armët moderne amerikane  Sting kundër helikopterëve rusë, talebanët gjithashtu luftuan për një kohë më të gjatë por menjëherë me tërheqjen e trupave amerikanë e morën kontrollin e gjithë territorit të Afganistanit brënda 1 jave.

Negociatori kryesor i talebanëve në bisedimet me qeverinë, Mullah Abdul Ghani Baradar, uroi të gjithë Afganistanin për fitoren. “Tani do të tregohet se si mund t’i shërbejmë kombit tonë,” tha ai. “Ne mund të sigurojmë që kombi ynë ka një jetë paqësore dhe një të ardhme më të mirë.”

Zoti Baradar i bëri komentet në një video të postuar në mediat sociale, i rrethuar nga anëtarët e tjerë të delegacionit talebanë në bisedimet në Doha, Katar.

Po të dielën në mbrëmje, ish-Presidenti Hamid Karzai njoftoi në Twitter se po formonte një këshill koordinues së bashku me Abdullah Abdullahun, kryetarin e delegacionit afgan në bisedimet e paqes dhe Gulbuddin Hekmatyar, udhëheqësin e partisë Hesb-i-Islami, për të menaxhuar një transferimi paqësor i pushtetit. Z. Karzai u bëri thirrje forcave qeveritare dhe talibane që të veprojnë me përmbajtje.

Megjithatë talebanët nuk i u përmabjtën thirrjes së Karzait i cili u largua disa ditë më parë.

(20-Year U.S. War Ending as it Began, Ëith Taliban Ruling Afghanistan – The Neë York Times (nytimes.com).

Përse ndodhi kjo disfatë e paparë e SHBA përballë talebanëve? Sigurisht ka shumë shkaqe. Disa nga ato po i rreshtoj këtu.

Së pari strategjia  amerikanë për të vendosur demokraci perëndimore në vënde që prej qindra vitesh kanë jetuar nën një system religjioz  ku drejtuesit fetarë  të tipit Sultan apo Shah apo Emir, janë dhe drejtues të shtetit, njëlloj si në mesjetën e shteteve europiane, ku drejtuesit quheshin despotë në lindje (bizanti) dhe Papati në perëndim, – doli të jetë krejtësisht e gabuar. Pse?

Sepse natyrshëm cdo shtet dhe komb do të bëjë ciklin e vet historik të zhvillimit për të arritur në një demokraci perëndimore laike.

Së dyti, në se Presidenti Republikan Bush arriti të bëjë një koalicion të suksesëshëm duke përfshirë NATO-n, kundër ekstremistëve islamikë të të gjitha llojeve si Al Qaeda,  xhihadistët, ISIS, Nusra, talebanët, por ndryshimi i strategjise nga Presidenti demokrat Obama, madje dhe Biden  bëri që krahas shkatërrimit të ekstremizmit dhe radikalizmit islamik, të instalohej artificialisht edhe demokracia perëndimore laike në ato vënde  që kanë një system religjioz autokrat ku vepron akoma ligji i Sharia.

Ky qëndrim, shkaktoi një turbulencë të madhe në të gjitha vëndet arabe të lindjes së mesme sepse në këtë rast nuk u luftuan radikalistët fetarë, por u sulmua artificialisht dhe mënyra qindra vjeçare e jetesës, dhe përplasja mori pamjen e përplasjes së dy qytëtërimeve atij perëndimor dhe arab. Kjo shkaktoi disfatën e SHBA jo vetëm në Afganistan sot, por edhe në Siri, Libi, pjesërisht në irak, por po vazhdon në Jemen.

Së treti, idea e Presidentit tjetër republican para Bidenit, Trump , i cili paraqiti i pari planin e tërheqjes së trupave nga Iraku dhe nga Afganistani, kishte një specifikë dalluese të madhe. Trump tha se do të tërhiqte trupat nga Afganistani pasi të arrihej një marëveshje me talebanët në mënyrë që pushteti të kalonte paqësisht pa kaos dhe gjak derdhje. Kjo nuk u mor parasysh nga administrate Biden.

Së katërti,  në se revolucioni i Tetorit solli një zgjim në popujt për të ndryshuar sistemin shfrytëzues, madje dhe për të ndihmuar ndryshimet sociale kudo, kjo lloj ideje u përkrah dhe nga vëndet e islamike pavarësisht se diktatura që sistemi komunist vendosi në vëndet ku u instalua  bëri më shumë dëm se të mira, përsëri rënia e tij shkaktoi zhgënjim të madh  dhe dëshpërim tek njerëzit e thjeshtë të cilët kuptuan se nuk mund të vendosen sisteme utopike ku të ketë liri-barazi-vëllazëri reale.

Kështu që këto vënde i u kthyen jetës së mëparshme dhe autokracisë fetare e cila gradualisht rimori veten nga ndikimi i revolucionit permanent të majtë. Radikalizmi arriti kulmin me rënien e kullave binjake, por mori goditjen e saktë nga Presidenti republican Bush. Trump krijoi teorinë se armiku kryesor për SHBA është Kina, dhe jo Rusia, prandaj për ta `bërë Amerikën e madhe përsëri` i duhej të larognte ushtrinë nga Iraku dhe Afganistani për shkak të humbjeve të mëdha financiare që  shkaktonte mbajtja  e saj. Këtë nuk e mori parasysh as Presidenti demokrat Obama, dhe mesa duket as presidenti aktual democrat Biden i cili vazhdon të jetë me idenë se është Rusia armiku kryesor i SHBA, në një kohë që Kina i ka marrë tregun SHBA-së dhe BE-së.

Së fundmi, duke parë këto ngjarje mund të arrijmë të kuptojmë se nuk duhet ndërhyrë ushtarakisht apo dhe nëpërmjet presioneve për të ndryshuar sistemin shoqëror në vënde që kanë qytetërime diferencialisht të ndryshme, sepse lufta civile që shkaktojnë këto ndërhyrje janë shumë më të këqija sesa sundimi i ndonjë xhahili, autokrat, i cili sidoqoftë e ka sundimin e përkohëshëm. Prandaj është më mirë që përparimi i këtyre vëndeve duhet të vijë gradualisht duke kapërcyer shkallët e zhvillimit social dhe ekonomik gradualisht hapa pas hapi dhe paqësisht.

E parë në këtë prizëm, mund të shikohet së në këtë disfatë amerikane, talebanët kanë patur edhe ndihmën e Kinës, Pakistanit, ndërsa Rusia ka mbajtur një qëndrim asnjëanës, por edhe ka qëndruar në gadishmëri sepse ka dërguar trupa në Taxhikistan dhe Uzbekistan bazuar në marrëveshjen e CIS (Komonuelthi i Shteteve të Pavarura), për të përforcuar kufijtë e këtyre shteteve nga rreziku i përhapjes së luftimeve edhe në Azinë qëndrore.

Mos largimi i amabasadave ruse dhe kineza nga Kabuli tregon se këto shtete kanë marrë siguri nga talebanët. Edhe Turqia ka kërkuar të lozi një rol në kalimin e pushtetit  drejt talebanëve. i cili mbetet një hap prapa në zhvillimin social të Afganistanit.

Kjo tregon se në këto vënde nuk janë pjekur kushtet për tu bërë demokraci laike, por vëndet perëndimore duhej të ishin sjellë ndryshe gjatë këtyre 20 viteve për të kapur pikat e përbashkëta dhe jo ato që i ndanjnë qytetërimet.  Islami mbetet një Fe  e cila akoma  dominon jo vetëm nga ana religjioze por dhe nga ana e pushtetit. Më shumë do ta vuajnë gratë dhe fëmijët, sepse ligji Sharia i cili është mjaft i ashpër në sektin Suni dhe mbizotëron në Afganistan, por e ardhmja do të varet në se talebanët do të krijojnë Emiratin e Afganistanit njëlloj si shteti islamik në Iran, apo do të zbusin gradualisht qëndrimin social në të ardhmen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne