Pse SHBA është kaq e dëshpëruar për të normalizuar marrëdhëniet saudio-sioniste

Përpara ngjarjeve të 7 tetorit në Palestinë, propaganda perëndimore dhe izraelite ishte tepër e interesuar në lidhje me të ashtuquajturën marrëveshje normalizimi midis regjimit saudit dhe Izraelit të Aparteidit. Ndërsa dinamikat rajonale kanë ndryshuar në mënyrë drastike që nga 7 tetori, normalizimi mbetet cështja kryesore e diplomacisë publike të SHBA-së dhe Izraelit. Regjimi sionist është i vetmi ent, i cili ka vrapuar të kërkojë pranim dhe njohje nga shtetet e rajonit.

Një javë përpara se palestinezët të bënin një surprizë më 7 tetor, “Crescent International” kishte theksuar se normalizimi nuk do të materializohej dhe dha analizën e saj për këtë çështje. Nuk ka asnjë vend tjetër që ka kaluar dekada në diplomacinë publike duke i’u lutur të tjerëve ta njohin atë dhe t’i japin legjitimitet përveç Izraelit. Entiteti sionist është plotësisht i vetëdijshëm se ka një problem serioz legjitimiteti.

Kështu, ai përdor marifete si pretendimi se Zoti ua premtoi atyre këtë tokë, duke cituar Biblën dhe duke e përdorur atë si një manual pasurish të paluajtshme. Megjithatë, njerëzit që drejtuan lëvizjen sioniste ishin krejtësisht laikë. Kjo ishte arsyeja që ata u shmangën nga autoritetet fetare hebreje.

Sionistët po përpiqen të fitojnë një formë legjitimiteti duke nënshkruar të ashtuquajturat marrëveshje normalizimi me diktatorët dhe fuqitë e tjera rajonale. Duhet të mbahet mend se edhe para krizës së normalizimit, Izraeli kishte mbajtur lidhje bashkëpunuese me Arabinë Saudite dhe barbarë të tjerë rajonalë. Në vitin 2017, ministri i atëhershëm i Energjisë i Izraelit, Yuval Steinitz kishte njoftuar publikisht se regjimet saudite dhe sioniste kishin bashkëpunuar prej disa kohësh.

Në vitin 2011, revista gjermane e lajmeve “Der Spiegel” shkroi se Gjermania u shiti tanke sauditëve sapo Izraeli të hiqte kundërshtimin e tij ndaj marrëveshjes. Sot, shtytja publike për normalizim midis Riadit dhe Tel Avivit ka të bëjë më shumë me SHBA-në dhe Boshtin e Rezistencës, sesa me Arabinë Saudite apo Izraelin. Sulmi gjenocidal i sionistëve në Gaza dhe rezistenca e guximshme e bërë nga luftëtarët islamikë kanë fshirë të gjitha perspektivat e rrugës arabe që do të pranonte ndonjëherë Izraelin.

Nga paradigma imperialiste e Uashingtonit, ku ai ka operuar brenda kornizës së fuqisë-bërjes së drejtë, kjo më vete nuk është problem. Problemi qëndron në faktin se rajoni më i gjerë tani e sheh Iranin Islamik dhe aleatët e tij si busullën socio-politike të rajonit kur bëhet fjalë për çështjen e Palestinës. Ky fakt është pranuar në mënyrë implicite edhe nga ithtarët e rendit global me qendër SHBA-në.

Kjo krijon një problem të madh besueshmërie për SHBA-në, sepse masat në rajon tani kanë një alternativë për t’u kthyer. Përsëri, ky fakt pranohet edhe jashtë qarqeve intelektuale të lëvizjes islame. Turqia është detyruar gjithashtu të ndërmarrë hapa të prekshëm kundër Izraelit. Elita politike amerikane e kupton se rajoni tani është në procesin e zhvillimit të një alternative të besueshme ndaj rendit të imponuar nga SHBA.

Ndërsa marrëdhëniet saudi-SHBA janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, Uashingtoni dëshiron të sigurohet që Riadi të mos largohet shumë nga marrëveshja e vendosur zot-skllav. Duke e shtyrë regjimin saudit të normalizojë publikisht bashkëpunimin e tij me Izraelin e aparteidit, ndërsa gjenocidi në Palestinë vazhdon, SHBA-të synojnë të lidhin regjimin saudit me fijet e tij përtej pikës pa kthim. Amerikanët duan të jenë të sigurt se në asnjë moment në të ardhmen sauditët nuk mund të krijojnë marrëveshje bashkëpunimi vendimtare me Boshtin e Rezistencës.

Duke i poshtëruar publikisht sauditët dhe duke i detyruar me forcë për të njohur Izraelin, SHBA-të duan të krijojnë një hendek të pakalueshëm midis regjimit saudit dhe Boshtit të Rezistencës. Gjeopolitikisht, kjo është një strategji e gabuar. Një nga karakteristikat e vendosura të rendit global multipolar është fleksibiliteti strategjik. Shumë zhvillime nxjerrin në pah realitetin e multipolaritetit, ndër to edhe ngritja e një baze ushtarake kineze në Xhibuti. Pekini ka lehtësuar gjithashtu rivendosjen e marrëdhënieve shtet-shtet midis Riadit dhe Teheranit.

Faktori gjeopolitik është i rëndësishëm, por nuk është arsyeja kryesore pse normalizimi midis Izraelit dhe regjimit saudit nuk është aq strategjik sa duket nw media. Regjimet e tipit saudit të instaluara dhe të mbajtura në pushtet nga SHBA nuk kanë mbështetje popullore. Herët a vonë, ajo që shumë ekspertë e quajnë Pranvera Arabe 2.0 do të shpërthejë që do të ndryshojë strukturën rajonale edhe më shumë sesa ndodhi ngjarjet e 7 tetorit./GazetaImpat/ Crescent/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne