Diskutohet buxheti/ Ilir Meta 300 milion lekë më i shtrenjtë se Nishani

Presidenca e Ilir Metës do të financohet me 300 milion lekë shtesë nga viti i kaluar. Diskutimet në Komisionin e Ligjeve kanë zbuluar shtesën për disa institucione, ku bie në sy kursimi që ka bërë qeveria në rastin e prokurorisë.
Në diskutime, nuk është lënë jashtë debatit edhe çështja e drogës.

DISKUTIMET:

Bashkim Fino: 30 milionë lekë shtesë Presidencës. Prokurorisë nuk i japim punonjës shtesë. I kanë aty nëse ju duhen nga reforma në drejtësi. Dy milionë lekë shtesë për Avokatin e Popullit. Gjykata Kushtetuese 8 punonjës dhe 11 mln lekë shtesë. ILDKP i japim 4 milion lekë. Hapjes së dosjeve i japim 30 milion lekë për godinën. Shkollës së Magjistraturës 4 punonjës shtesë dhe 24 milion lekë.
Eduard Halimi: Xhiroja vjetore e drogës në vit 5 miliardë euro. Buxheti i shtetit, 4 miliardë euro. E thotë dhe reportazhi i BBC, mafia në Shqipëri e ka mundur shtetin. Ka buxhet më të madh se shteti.
Ulsi Manja: Po e tha BBC dhe ti, është e vërtetë. Të bëhemi serioze. Nuk ka lidhje kjo me buxhetin.
Eduard Halimi: 90 tendera me 20 milion euro ka marrë në një vit një kompani në Elbasan. A ka lidhje kjo me trafikun e drogës?
Bashkim Fino: Ne duhet të bëjmë punë në këtë komision. Sillni amendamente nëse doni. Jo të hapni kasetat.
Ulsi Manja: Ke të drejtë, por nuk ja prish dot z. Halimi se e kam nënkryetar.
Nasip Naco: 125 mln lekë për indeksimin e pensioneve. Jane rritur pensionet apo po ju jepni një kaposh për vitin e ri? Kryetar mos bini nën presionin e z. Fino. Na lër të diskutojmë nen për nen. Të bëjmë pyetjet e të sqarohemi.
Deputetet e PD nuk votojne..
Bashkim Fino: Votuat kunder pages se Presidentit dhe pagave tuaja.. Do i kërkoj Gramoz Rucit mos t‘u japi pagën..

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne