Bota

”Ditë e xhuma” hapet dengu, njerëzit bëjnë namin

Amerika po bën namin në të Premten e Zezë, duke u konsideruar si ulja e çmimeve dhe më pas fitimeve më spektakolare prej vitesh. Më shumë se 1.52 miliard dollarë janë shpenzuar të ënjten në mbrëmje deri në orët e para pas mesnate.

Shumica e dyqaneve që u hapën në orën 6 të pasdites dhe qëndruan hapur deri në orën 1 të natës ofruan 70 % ulje, ndërkohë që dyqanet si Victoria’s Secret ofruan dhurata nga më të ndryshmet.

Uljet drastike të çmimeve kanë tërhequr dhe vazhdojnë të tërheqin klientët amerikanë. Të shumtë kanë qenë ato që kanë pritur orën e hapjes së qendrave tregtare e më pas duke vërshuar për të blerë gjërat që iu nevojiten.

Image

 

 

 

 

 

OPINIONE