‘Dreka qyl e Soros’ po e çon Shqipërinë drejt zhbërjes së demokracisë dhe importit të vlerave që shkojnë kundër fibrës morale të shqiptarit

Nga Erion Berisha

Tashmë, ata që mendojnë se Soros është një forcë e së keqes nuk janë vetëm politikanët Shqiptar apo Hungarez, por edhe në sferat më të larta të politikës dhe biznesit Amerikan. Zërat që mendojnë se influenca e tij ka efekte negative në shoqëri shtohen nga dita në ditë.

Por, shpjegimet ngjajnë më shumë me teori konspirative, se mendime të bazuara në fakte.

Ka individë të cilët ofrojnë fakte nga eksperienca e tyre personale në ndërmarrjet me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur – sikurse Av. Altin Goxhaj, megjithatë si zëra në vakum pasi gjithmonë makineria e madhe (deri dikund mund të quhet edhe establishmenti) ja arrin t’i mbysë këta zëra.

Derisa dëgjon shpjegimin që ka Elon Musk për rolin, aftësitë dhe ekzekutimin e planit të tij George Soros.

Në një podcast me Joe Rogan, gjatë festës së Halloween në Tetor, 2023, sipas Elon Musk Soros e “urren njerëzimin.”

Ai e krahason Sorosin me karakterin Magneto nga seria e filmave X-Men. Njëlloj sic Magneto manipulon fushat magnetike për të arritur qëllimet e tij, edhe Soros ushtron pushtetin e tij financiar në mënyrë strategjike për t’i dhënë formë peizazhit politik. Musk sjell në vëmendje investimet e fuqishme në mënyrë strategjike të Sorosit në fusha të ndryshme të politikës me impakt të jashtëzakonshëm në politikbërje. Ai mendon se Soros “po bën çdo gjë që të shkatërrojë fibrën e civilizimit.”

Më specifikisht, ajo që e irriton Musk është fakti që Soros mbështët financiarisht prokuror të ashtuquajtur progresiv të cilët janë të butë ndaj krimit – dhe si shembuj ofron qytete të mëdha në Amerikë ku krimi po lulëzon (psh. San Francisco, Los Angelos). Ai del në konkluzionin se Soros është i bindur se “nuk ka nevojë që të ndërrojë ligjet, por mënyrën se si zbatohet ligji; duke rritur influencën e tij në politikë dhe politik-bërje.

Por gjëja më e rëndësishme që Musk evidenton tek George Soros, është aftësia e këtij të fundit për të identifikuar situata arbitrazhi – ndaj dhe investimet e tij financiare në fushata lokale në Amerike.

Ndërkohë që në zhargonin e përditshëm Shqiptar, arbitrazhi është ngushtësisht i lidhur me situata ligjore ku shteti Shqiptar përfundon duke paguar miliona Euro gjobë ndaj palëve të treta si rasti Bechetti, në këtë rast fjala arbitrazh ka një kuptim tjetër.

Arbitrazh në kuptimin e tregjeve financiare do të thotë tregtimi i një aseti me vlerë në dy tregje të ndryshme kur ka diferencë në çmim. Akoma më thjeshtë, nëse një individ ka dijeni se një palë e tretë është e gatshme të blejë një pronë me vlerën X, shkon dhe e bie dakort me pronarin origjinal ta blej me një çmim më të ulët për ta rishitur me vlerën X, duke krijuar përfitime pa mbartur rrezik mbi veten. Ky është një shpjegim i thjeshtëzuar për një transaksion shumë të sofistikuar në tregjet financiare. Soros është i famshëm për transaksione të tilla kur ka gjunjëzuar Bankën e Anglisë duke marrë borxhe në Pound dhe shitur valuta të tjera, apo edhe në Tailandë. Sipas Musk, Soros ka identifikuar arbtrazhin politik ku leverdishmëria e investimit në fushata lokale ka përfitime shumë herë më të mëdha se investimi në fushata për kongres, senat apo presidenciale (pasi një fushatë lokale kushton disa mijëra dollarë dhe me pak miliona zgjedh shumë prokurorë anë e mbanë Amerikës për të afektuar zbatimin e ligjit, ndërkohë që duhen shumë miliona për të zgjedhur disa kongresmenë apo senatorë që kanë shumë pak influencë për të bërë ligjet që i shkojnë përshtat filozofisë së Soros.)

Nisur nga ky shpjegim që ofron njeriu më inovativ dhe i pasur në botën moderne – Elon Musk, i jep validited ngashërimit të Kryeministrit Victor Orban, apo ish-Kryeministrit Sali Berisha, apo edhe Av. Altin Goxhaj se Soros është i investuar në rajonin tonë për të shkatërruar vlerat tona, për të instaluar regjime, dhe dominuar kulturën nën pretekstin shoqëri e hapur për përfitime personale.

Nëse në 30 vitet e demokracisë në Shqipëri, Serbi, e rajon, George Soros ka investuar disa milionë dollarë, këto miliona i kanë hapur rrugën për të pasur një influencë të jashtëzakonshme në Departamentin e Shtetit.

Influencë që po të ishte munduar ta fitonte nga kanalet tradicionale të politikës së jashtme në Amerikë, do t’i kushtonte shumë herë më tepër, me rriskun e lartë që do të dështonte. Ndaj ai e ka evidentuar shumë herët situatën e arbitrazhit në politikën e jashtme pas rënies së komunizmit; dhe pak më vonë në Amerikë së mënyra më efikasë për të influencuar është nëpërmjet zgjedhjes së prokurorëve.

Në konkluzion, është e qartë shprehja Amerikane se “nuk ka drekë qyl.”

Në Amerikë shoqëria po përballet me shkatërrimin e vlerave morale, dhe ballafaqim me krimin, ndërkohë që në Shqipëri dreka qyl e Soros po e çon vendin drejt zhbërjes së demokracisë, importin e vlerave të cilat shkojnë kundër fibrës morale të shqiptarit, dhe rrezikun më të madh të shpopullimit./syriTv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne