Dritëhijet e sulmit me radiomarrëse në Liban, ish-ministri bën paralajmërimin e frikshëm: Ky konflikt mund të zgjerohet

Një sulm me 37 viktima dhe rreth 3000 mijë të plagosur u shkaktua në Liban nëpërmjet shpërthimit të pajisjeve të komunikimit.

Një hetim paraprak nga autoritetet libaneze mbi pajisjet e komunikimit që shpërthyen në Liban këtë javë zbuloi se ato ishin implantuar me eksploziv përpara se të mbërrinin në vend.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Dritan Demiraj u shpreh se ishte një sulm i paprecedentë, ndërsa shpjegoi se brenda aparateve kishte komponentë që përdoren për shpërthime, pra eksploziv.

“Ky është një sulm i paprecedent. Brenda aparateve, la komponentë që përdoren për shpërthime që janë eksploziv. Dhe këto vendosen në pjesën ku gjenden bateritë, një sasi prej 2 apo 3 gram që janë të pamundur për t’u kapur. Izraeli me kompanitë e tij arrin të futet në të gjitha komunikimet që kanë grupe terroriste dhe përpiqen të bëjnë blerje me sasi të madha. Elementët që përdoren me shpërthim kanë lidhje me bateri ose me komponentë që kanë lidhje me pjesë të tjera. Lobi izraelit ka aftësi për t’u informuar në të gjitha kompani të mëdha botërore. Dhe është e qartë që lobi izraelit ka aftësi të jashtëzakonshme për të marrë informacion…”, shpjegoi ai.

Gjithashtu gjatë intervistës në studio, Demiraj nënvizoi se mund do të ketë operacione të tjera, të ngjashme.

“Por a i shërben izraelit në këtë moment dhe duket qartë që një pjesë e madhe e ekspertëve thonë që jo? Dhe tjetra a u arrit të goditej fuqishëm Hezbollah? Në rast se këtë sulm do ta kishte marrë një shtet tjetër, ky është një sulm kundër civilëve dhe një pjesë të madhe të familjarëve, pavarësisht se objektivi kanë qenë luftëtarë të Hezbollah. Pasi një pjesë e madhe e pajisjeve ka shpërthyer në ambiente publike. Dhe A e arriti objektivin? A e plotëson kushtet siç tha ministri do të kalojmë në fazën e 4 të operacionit? Në gjykimin tim ky konflikt zgjerohet. Por kujtoj që zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë bëri thirrje për të mos eskaluar. Presioni ndaj Netanyahut është rritur shumë”, tha ai./sot

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne