Droga në Shqipëri/ Basha kërkon arrestimin e Saimir Tahirit

Ditën e sotme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arrestuar 18 zyrtarë të policisë kufitare në Qafë Thanë, dhe ëpr këtë gjë ka reaguar edhe Lulzim Basha duke përshëndetur këtë aksion, dhe duke kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit.

“Këta 18 janë ushtarët, çojeni hetimin deri në fund. Niseni me arrestimin e Tahirit dhe përfundojeni me kreun e bandës. Po këtë nuk e bëjnë dot se u rri mbi kokë vetingu i Ramës, se vetingu ndaj është bërë që të ruajë bandat e drogës, të korruptuarit dhe kriminelët në këtë vend. Komploti ekonomik, komploti ekonomik kundër shqiptarëve, skema e zhvatjes së çdo qindarke nga xhepat tuaja”,deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha.// Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne