Bota

Duma ruse po konsideron përjashtimin e mediave amerikane

Ligjvënësit rusë po konsiderojnë ndalimin e akreditimit për të gjitha mediat amerikane në Dumën Shtetërore.

Ky shihet si një reagim ndaj vendimit të autoriteteve amerikane për t’i hequr akreditimin e stacionit televiziv ‘Rusia Sot’ për Amerikën.

Po ashtu mësohet se parlamentet rajonale po konsiderojnë kufizime të tjera ndaj gazetarëve amerikanë.

Stacionit ‘Rusia Sot’ për Amerikën iu hoq akreditimi në Kongres të mërkurën për shkak të regjistrimit si ‘agjent i huaj’ në ShBA.

Presidenti rus Vladimir Putin u përgjigj javën e kaluar duke nënshkruar projektligjin që u kërkon mediave të financuara nga burime jashtë Rusisë të regjistrohen “agjentë të huaj”.