Bota

Dunford: Spastrimi i gadishullit korean prioritet i ushtrisë amerikane

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane, Joseph Dunford do të zhvilloj një vizitë në gadishullin korean.

Sipas lajmit që përcjell Zëri i Amerikës, Dunford gjatë udhëtimit të tij në Korenë e Jugut u prononcua në interes të gazetarëve që e shoqërojnë, ku tha se për spastrimin e gadishullit korean nga armët bërthamore prioriteti i ushtrisë është që të mbështesë përpjekjet ekonomike me ato diplomatike të udhëheqjes së vendit dhe në rast se këto përpjekje dështojnë atëherë duhet të jenë të gatshëm për mundësitë ushtarake.

Dunford tha se qëllimi i vizitës së tij është t’u japë përkrahje Koresë së Jugut dhe Japonisë, ndërsa me Kinën të vendosin bashkëpunim ushtarak me qëllim parandalimin e keqkuptimeve.

“Jemi në kërkim të mënyrave për të dalë pa luftë nga kjo situatë”, deklaroi Dunford ndërsa shtoi se është i mendimit se është e papranueshme një botë, ku Pheniani kërcënon me armë bërthamore ShBA-në dhe aleatët e saj në rajon.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane, Joseph Dunford do të zhvilloj një vizitë në gadishullin korean.

Sipas lajmit që përcjell Zëri i Amerikës, Dunford gjatë udhëtimit të tij në Korenë e Jugut u prononcua në interes të gazetarëve që e shoqërojnë, ku tha se për spastrimin e gadishullit korean nga armët bërthamore prioriteti i ushtrisë është që të mbështes përpjekjet ekonomike me ato diplomatike të udhëheqjes së vendit dhe në rast se këto përpjekje dështojnë atëherë duhet të jenë të gatshëm për mundësitë ushtarake.

Dunford tha se qëllimi i vizitës së tij është të japë përkrahje Koresë së Jugut dhe Japonisë, ndërsa me Kinën të vendosin bashkëpunim ushtarak me qëllim të parandalimit të keqkuptimit.

“Jemi në kërkim të mënyrave për të dalë nga kjo situatë pa luftë”, deklaroi Dunford ndërsa shtoi se është i mendimit se një botë, ku Pheniani kërcënon me armë bërthamore ShBA-në dhe aleatët e saj në rajon, është e papranueshme.

Në anën tjetër drejtori i Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), Mike Pompeo në një deklaratë të bërë ditën e diel ka thënë se lufta bërthamore me Korenë e Veriut nuk duket e mundshme brenda një kohe të shkurtër.

Pompeo në përgjigje të pyetjes se “Sa afër është Koreja e Veriut për të zhvilluar një armë bërthamore që do të mund të godas ShBA-në?” të bërë gjatë pjesëmarrjes së tij në kanalin televiziv “Fox”, ai tha se “Janë shumë afër”.

Ai shtoi se “Ata janë duke iu afruar këtij qëllimi me një shpejtësi shqetësuese”./ trt

OPINIONE

INTERVISTA