Durrës, grabitet pika e dhënies së kredive (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mesditës në qytetin e Durrësit.

Një person i maskuar mendohet se ka grabitur një shumë prej 1 milion lekësh në një pikë dhënë kredie.

Ndërkohë që priten të zbardhen detaje të reja nga ngjarje. Nuk dihet ende pse punonjësi i pikës ka lajmëruar me 40 minuta vonesë policinë.

NJOFTIMI

Në Durrës, në lagjen nr. 12, në një rrugë dytësore, në filialin e  një banke të nivelit të dytë, rreth orës  14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë  dhe është larguar me vrap.

Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Në  kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH  dhe  forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.

Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.

Lojtës Videosh

Lojtës Videosh

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne