E papërmbajtura Monika Kryemadhi/ Shikoni videon tjetër, çfarë i bëri deputetëve socialistë

Sharjet e Monika Kryemadhit në parlament drejtuar Edi Ramës i kanë ndarë qytetarët kryesisht në dy grupe, pro dhe kundër sjelljes së saj.
Grupi i parë që e justifikon, projekton tek ajo të gjithë mllefin që provokon arroganca e qeverisjes, dhe shpërfill çdo falsitet të etikës. Grupi i dytë e gjykon sjelljen e saj të papërshtatshme për një zonjë, që në çdo situatë e ka për detyrë të ruajë vetëkontrollin.
Por në të dyja rastet, është e sigurtë se kryetarja e LSI-së ia doli t’i kthejë të gjithë prozhektorët nga vetja në një moment kyç të politikës. Duhet llogaritur këtu se video virale në rrjetet sociale, ka lënë në hije edhe akuzat e Lulzim Bashës.
Një video tjetër nga seanca parlamentare, tregon se si Monika Kryemadhi u kthye në problem për socialistët edhe gjatë votimit. Ajo mblodhi kartat elektronike të deputetwve, për t’i lënë pa votuar. Kryemadhi madje është përleshur me Ulsi Manjën, në përpjekje për t’ia marrë kartën nga duart. Veprimet e saj detyruan Taulant Ballën të mbledhë kartat e demokratëve, që i kishin harruar në tryezë.

Ky shkëmbim kartash elektronike ka vënë në dyshim edhe votimin për kryeprokuroren e re, Arta Markun. Video tjetër e siguruar nga Lapsi.al tregon një Monikë të papërmbajtur sot në parlament, shikojeni:

https://youtu.be/HhJN6qoEcPo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne