E PAPRECEDENTË/ Edi Rama do të hedhë në gjyq në Kosovë, Ramush Haradinajn!

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar në emisionin “Opinion”, se do të hedhë në gjyq Ramush Haradinajn në Kosovë, pasi ky i fundit ka deklaruar se kishte një pazar mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiç, për të copëtuar Kosovën dhe për të ndarë 10 miliardë dollarë.

Rama tha se Haradinaj do të duhet ta provojë në gjyq këtë gjë.

Edi Rama: Për 10 miliardshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të anti-shpifjes. Në gjykatat e Kosovës zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë. Por një gjë ditë të them unë, këtyre lloj politikanëve bravo u qoftë që gjejnë dhe bëjnë i them unë… Dmth që ti thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do të ndaheshin midis këtyre të treve që ranë dakord të ndanin Kosovën dhe të marrësh akoma vota… Ata që votojnë për këtë lloj politike ato qofshin dhe bravo u qoftë!

Blendi Fevziu: Pra ju po thoni që kryeministri i Shqipërisë do të hapi gjyq kundër kryeministrit të Kosovës?

Edi Rama: Është ish-kryeministri i Kosovës ky dhe dorëheqjen, me demek dhe është akoma atje është një person për të cilin jam detyruar për herë të parë dhe hera e fundit që ta dalë publikisht, sepse gënjeu në mënyrën më të paskrupullt

Kjo është një deklaratë mjaft e rëndë, sepse për herë të parë një kryeministër shqiptar, deklaron se do të hedhë në gjyq një lider kosovar, konkretisht ish kryeministrin e Kosovës.

Kujtojmë, se Rama ka hapur padi të panumërta, ndaj politikanëve, gazetarëve dhe shoqërisë civile./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne